Rritja ekonomike në Bullgari do të ngadalësohet gjatë 2 viteve të ardhshme, por do të qëndrojë afër potencialit, theksohet në raportin e vjeshtës të Komisionit Evropian. Brukseli pret ritëm të matur të eksportit bullgar, ulje të inflacionit, tepricë buxhetore dhe zvogëlim të vazhdueshëm të borxhit publik. Komisioni Evropian e rriti me 0.3 për qind parashikimin për rritjen e produktit të brendshëm bruto të Bullgarisë gjatë vitit 2019 deri në 3.6 për qind. Për vitin 2020 pritet vonesë e ndjeshme e rritjes deri 3.0 për qind. Parashikimet e komisionit dallohen nga pritjet e Ministrisë Bullgare të Financave. Sofja shpreson rritje të produktit të brendshëm bruto për këtë vit nga 3.4 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm 3.3 për qind.
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..