Komisioni i lirive civile, i drejtësisë dhe i rendit të brendshëm në Parlamentin Evropian miratoi heqjen e monitorimit të Bullgarisë dhe Rumanisë dhe bëri apel, që të dy vendet të pranohen në Shengen. Deputetët evropianë përkrahën raportin e Komisionit Evropian, se Bullgaria ka plotësuar angazhimet e marra përsipër. Elena Jonçeva nga grupi i socialistëve deklaroi, se mjedisi mediatik në Bullgari keqësohet dhe se korrupsionit mbetet si problem. Emill Radev nga Partia Popullore Evropiane tha, se probleme me korrupsionin dhe me superioritetin e ligjit ka në mbarë BE-në ku lufta me praktikat e mbrapshta nuk është më efektive. Vendimi përfundimtar për heqjen e monitorimit 12-vjeçar do të merret nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian.
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..