Zv.Presidentja e Bankës Evropiane të Investimeve Liljana Pavllova tha për Radion Kombëtare Bullgare se fondet për Bullgarinë në kuadrin e politikave evropiane agrare dhe të kohezionit nuk do të pakësohen për periudhën tjetër programor ose për 7 vitet e ardhshme. Madje mund të ketë rritje të pjesshme, shtoi Pavllova.
Në kornizën e propozuar buxhetore Bullgaria është ndër shtetet, për të cilat nuk pritet pakësim në sektorin e bujqësisë, derisa për disa shtete është parashikuar pakësim i tillë. Në se kjo kornizë miratohet kështu, siç është propozuar, Bullgaria nuk është rrezikuar nga shkurtimi i mjeteve.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..