Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi në lexim të parë një buxhet "konservator" i shëndetësisë për vitin 2020

Foto: arkiv

Deputetët miratuan në lexim të parë projektligjin për buxhetin e Arkës Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor për vitin 2020. Ai parashikon, që mjetet për arkë të rriten me 223 milion euro që të arrijnë 2.273 miliard euro. Projektligji u miratua me 120 vota “pro”, 88 “kundër” dhe pa të abstenuar. Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri votuan “kundër” me argumentin, se mungojnë reforma dhe nuk zgjidhen problemet ekzistuese – specialistë mjekësorë me pagë të ulëta, borxhet e mëdha të arkës, diagnostikimin e vonshëm të pacientëve dhe kuotën e lartë të shtrimeve në spital. Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev nuk u pajtua me motivet e opozitës. Sipas tij  çdo depërtim më i ashpër në sistem mund të provokojë kaos dhe ngatërrim. Pritet që reformat të diskutohen muajit e ardhshëm kështu që të hyjnë në fuqi nga vitit 2021. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 gushtin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – 14°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore, priten reshje të shkurtra..

botuar më 25-08-06 7.35.MD

Kisha e vetme prej druri në Bullgari kremtoi festën e saj

Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec (në malin Rilla) - kisha e vetme prej druri në Bullgari – kremtoi sot festën e saj. Një liturgji hyjnore episkopale u kremtua nga Peshkopi Gerasim i Mellnikut, sekretar i Sinodit të..

botuar më 25-08-06 6.37.MD

“Po e Vazhdojmë Ndryshimin" fillon një peticion "Bullgaria nuk shitet"

"Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) po fillon një peticion kundër shitjes së mbi 4400 pronave shtetërore nga qeveria, raportoi qendra e shtypit e partisë, e cituar nga BTA. Peticioni është nën moton "Bullgaria nuk shitet!". Partia thekson se para pushimit..

botuar më 25-08-06 5.57.MD