Kryedrejtori i përgjithshëm i Kompanisë së Telekomunikacioneve Vivacom Atanas Dobrev dhe Teodora Petkova, drejtoreshë ekzekutive e Bankës “UniKredit Bullgank” janë mbajtësit e çmimit prestigjioz “Zoti dhe Zonja Ekonomia” për vitin 2019.
Statujat “Peshkatari dhe peshku i artë” me të cilat dekorohen fituesit, janë vepër të piktorit dhe skulptor bullgar Stavri Kalinov. Çmimet “Zoti dhe Zonja Ekonomia” jepen që prej 29 vitesh nga Revista “Ekonomia”, ndërsa pesë vitet e fundit partnere e saj është organizata më e madhe e punëdhënësve tek ne – Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.
Ky çmim prestigjioz ekonomik jepet në 10 kategori. Krahas çmimit të madh u dalluan edhe menaxherë të suksesshëm në sferën e ekonomisë, industrisë, financave dhe sigurimeve, tregtisë dhe shërbimeve, transportit dhe logjistikës, teknologjive të larta dhe autsorsingut, bujqësisë dhe industrisë ushqimore.Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..