Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bisedimet e kryeministrit Bojko Borisov në Selanik – element nga dinamika e re në Ballkan

Në kuadrin e takimit të katërt të nivelit të lartë, që zhvillohet  në Selanik nën patronazhin e presidentit grek Prokopis Pavllopullos, kryeministri bullgar Bojko Borisov bisedoi me homologët e tij nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut – Kirjakos Micotakis dhe Zoran Zaev. Dialogu përbën pjesë të një dinamike të re të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh në regjion që shihet ditët dhe javët e fundit.

Zoti Borisov e siguroi zotin Micotakis se realizimi i shpejtë i interkonektorit të gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë është prioritet për mbarë rajonin dhe se ai personalisht do të vazhdojë të ndjekë ecurinë e projektit. Në këtë drejtim angazhim personal kryeministri bullgar mori përsipër para katër ditësh, duke inspektuar ndërtimin e interkonektorit në pjesën pranë qytetit të Bullgarisë Jugore Haskovo. Interkonektori është një nga 7 projektet më të rëndësishme energjetike të BE-së, sepse do të lejojë diversifikim real të rrugëve dhe burimeve të furnizimit përmes Greqisë me furnizime nga rajoni Kaspik, Lindja e Mesme dhe Mesdheu Lindor nëpërmjet  terminaleve ekzistuese dhe të reja në Greqi dhe në Turqi. Para homologut grek Micotakis zoti Borisov shprehu bindjen, se bashkëpunimi dypalësh do të thellohet edhe gjatë qeverisjes së kabinetit të ri në Athinë. Ai rikujtoi, se një element i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është edhe projekti i hekurudhës Burgas – Aleksandrupolis. Kjo infrastrukturë është pjesë e projektit më të madh për korridor multimodal për transportimin e ngarkesave midis Detit Egje dhe Detit ti Zi “Sea2Sea”. Prapë para katër ditës kryeministri Borisov komentoi, se “Bullgaria dhe Greqia duhet të ndajnë resurset dhe mundësitë e tyre ashtu, që Greqia të shfrytëzojë Detin e Zi dhe Danubin, ndërsa Bullgaria – Detin Egje”. Në këtë kontekst qeveria e Borisovit ka ide për ndërtimin e një rruge midis portit grek Aleksandrupolis dhe qytetit bullgar Dimitrovgrad.

Në diskutimin e tij para pjesëmarrësve në takimin e nivelit të lartë në Selanik, Bojko Borisov shprehu shqetësim nga ndarja e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut mbi temën BE. Duke theksuar, se përpjekjet për aderim në BE duhet të jenë të mëdha, kryeministri siguroi, se do të vazhdojë të ndihmojë homologun e tij Zoran Zaev në këtë drejtim. Në takimin në Selanik përfaqësuesit e Shkupit siguruan se Maqedonia e Veriut mbetet e angazhuar me reformat e lidhura me hapjen e negociatave me BE-në.

Në Selanik kryeministri i Bullgarisë shpalli, se gjatë dhjetorit në Varnë do të mbahet takimi katërpalësh midis Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë, i cili është platforma tradicionale për afirmimin e bashkëpunimit regjional, politik dhe ekonomik.

Në kohën kur mbahej takimi i nivelit të lartë në Selanik, një vizitë në Beograd bëri ministri i punëve të jashtme i Greqisë Nikos Dendias. Bisedimet e zhvilluara ishin pjesë e përgatitjes së mbledhjes së këshillit për bashkëpunim midis Serbisë dhe Greqisë muajin dhjetor në Athinë. Dinamika në dialogun regjional në nivele të ndryshme dhe në formate të ndryshme, ngjall shpresë për bashkëpunim edhe më të thelluar dhe më të gjithanshëm në Ballkan.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD
Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD