Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kroaci: zgjedhje presidenciale më 22 dhjetor

K. Grabar-Kitaroviç dhe Z. Milanoviç / Foto: G. Stanzl/PIXSELL

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 22 dhjetor, bëri të ditur Kryeministri Andrej Plenkoviç.  Në këtë garë zgjedhore kundër njëri-tjetrit do të përballen presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila është kandidatja e  partisë në pushtet të Bashkimit Demokratik Kroat, kundër përfaqësuesit të socialdemkratëve dhe ish-kryeministër Zoran Milanoviç. Analizat paraprake sociologjike tregojnë  përkrahje më të madhe për Grabar-Kitaroviç (28,6%) kundër 24,3% për Milanoviç. Dy kandidatët e pavarur – Miroslav Shkoro dhe Mislav Kolakushiç kanë përkatësisht 16,7% dhe 14%.


Demonstrime me rastin e përvjetorit të revoltës studentore në Universitetin Politeknik në Athinë më 1973

Foto: EPA/BGNES

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Athinës me rastin e përvjetorit të 46-të revoltës së studentëve në Universitetin Politeknik. Policia greke mobilizoi në kryeqytet më shumë se 5000 forca për të ruajtur sigurinë, të cilët patën në dispozicion drona, helikopterë dhe pompa uji. Demonstruesit me pankarta kundër fashizmit dhe flamuj të kuq arritën godinën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku deklaruan pakënaqësinë e tyre për shkak të përkrahjes së atëhershme të Uashingtonit  për juntën e kolonelëve (1967-1974), e cila rrëzoi disa muaj pas ngjarjeve të 17 nëntorit. Pasi kënduan himnin kombëtar protestuesit u shpërndanë. Universiteti Politeknik është një vend legjendar për grekët. Në këtë shkollë të lartë filloi revolta kundër diktaturës së kolonelëve, reagimi kundër së cilës ishte hyrja në të e tankeve. Jetën e tyre në këto ngjarje e humbën 23 veta, mbi 1500 ishin të plagosurit. Revolta në Universitetin Politeknik është fillimi i një sërë ngjarjes, të cilat çuan deri në rrëzimin e juntës dhe restaurimin e demokracisë në Greqi.


Zoran Zaev: "Macedonia the Great" mund të jetë ura midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Foto: EPA/BGNES

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev  deklaroi se zgjidhja e qëndrueshme për markat tregtare të mallrave nga rajoni gjeografik i Maqedonisë “do të jetë akoma një urë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në pjesën për forcimin e miqësisë, partneritetit strategjik dhe qëllimi është që të gjithë ne të jemi të suksesshëm”. Ky është mendimi i kryeministrit të Maqedonisës së veriut Zoran Zaev i shprehur në lidhje me markën tregtare të prezantuar javën e kaluar në Greqi "Macedonia the Great" për produktet e prodhuara në pjesën greke të rajonit gjeografik Maqedonia. Sot tek ne është “Made in Macedonia” dhe duhet ta zgjidhim këtë çështje në frymën e Marrëveshjes së Prespës. Kemi një regjion të shkëlqyeshëm – Macedoni. Pse të mos jetë “Maqedonia për të gjithë”? – e bëri këtë pyetje retorike Zaevi. Më herët nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut shpallën se nuk kanë marrë informacion për krijimin e markës tregtare "Macedonia the Great" dhe mendojnë se ky është një hap që është në dëm të mirëbesimit ndërmjet të nyja vendeve.


Fatih Donmez: Ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Jugore” do të përfundojë deri në fund të këtij viti

Foto: enerji.gov.tr

Turqia do të përfundojë ndërtimin e  gazsjellësit “Rryma Jugore” deri në fund të këtij viti, tha Ministri turk i energjetikës dhe resurseve natyrore Fatih Donmez në qytetin Viza, në rrethin Kirklareli, ku po zhvillohen punimet e ndërtimit. Sipas fjalëve të Donmezit tashmë janë marrë të gjitha lejet e domosdoshme në përputhje me kërkesat e legjislacionit për mjedisin dhe pyjet. Tubacioni do të  transportojë gaz nga Rusia përmes Turqisë për në Evropë, tha Ministri. Ai sqaroi se gazsjellësi ka dy gypa – njëra është për furnizimet për Turqinë dhe do të lidhet me sistemin kombëtar të shpërndarjes së gazit, kurse tjetri do të kalojë përmes Bullgarisë dhe Serbisë dhe do të arrijë deri në Evropë.


Organizata profesionale nga Bullgaria dhe Amerika e Veriut punojnë për promovimin e tekstilit ballkanik në tregun evropian.

Foto: euractiv.com

Ndërmarrje nga Bullgaria dhe Amerika e Veriut, të cilat punojnë në fushën e tekstilit deklaruan në Shtip se bashkëpunimi i tyre vazhdon në kuadrin e projektit të katërt me radhë të financuar nga fondet evropiane. Qëllimi është që të rritet standardi në sferën e prodhimit të tekstilit, të zgjerohet pranimi i mallrave ballkanike të kësaj dege në tregjet evropiane. Punëdhënësit që morën pjesë diskutuan stimuj suplementarë për tërheqjen e njerëzve të rinj në këtë sferë. Ndër problemet kryesore në sektor janë pagat e ulëta.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

 Foto/ Shkolla bullgare e së dielës

Tërmete, thatësira, turbina ere... eko-sfidat bashkojnë nxënës nga Bullgaria, Italia dhe Danimarka

Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..

botuar më 25-02-07 7.30.PD
Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD
Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..

botuar më 25-02-05 7.15.PD