Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon nga BE-ja të ruajë ndihmat kombëtare për bujqit

Foto: arkiv

Bullgaria nguli këmbë para Këshillit të BE-së për bujqësinë në Bruksel të vazhdojë të paguajë ndihmë kombëtare kalimtare për bujqit. Kërkesa u përkrah nga 5 shtete të tjera – Qiproja, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Ministrja Desisllava Taneva bëri apel që ndihma kalimtare kombëtare të vazhdojë të paguhet deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të rregullave të politikës së re bujqësore të bashkisë. Kjo për arsye se të ardhurat e bujqve bullgarë do të ulen, gjë që do të kërcënojë vendet e punës në rajonet fshatare, theksoi ministrja Taneva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar “Da Fest” në Sofje eksploron sinjalet nga një botë e pasigurt

Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..

botuar më 25-10-21 6.10.PD

Nxënësit prezantojnë trashëgiminë arkitekturore të Plovdivit në letër guri

Një ekspozitë me punime në letër guri hapet sot, 21 tetor, në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në Plovdiv, njoftoi institucioni. Autorët e tyre janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Canko Llavrenov” dhe në Shkollën Kombëtare të Arteve..

botuar më 25-10-21 5.10.PD

Parashikimi i motit për 21 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në mëngjes, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar për shkak të..

botuar më 25-10-20 7.50.MD