Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Sofjen si destinacion i njohur turistik

Kryeqyteti i Bullgarisë bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët me interesa të ndryshme, ndërsa ambicia e administratës vendase është që ta shndërrojë trashëgiminë shekullore kulturore, resurset e shumëllojshme natyrore, jetën e pasur kulturore dhe objektet e shumta në një biznes gjatë tërë vitit. Këtë e tregon raporti “Turizmi dhe transporti ajror në Sofje” i përgatitur nga Agjencia e Bashkisë së Kryeqytetit për Privatizim dhe Investime. Që nga viti 2010 e këtej po vëzhgohet rritje e qëndrueshme e numrit të turistëve në Sofje, sidomos e dukshme në periudhën 2016-2017, tregojnë studimet. Për tetë vjet numri i fjetjeve është rritur më shumë se 2 herë (nga 1 120 755 gjatë vitit 2010 – në 2 488 490 gjatë 2018-ës), ndërsa 2/3 prej tyre janë realizuar nga të huajit.

Lidhja e mirë e transportit çon më shumë turistë në qendrën administrative të Bullgarisë – është kategorik Vlladimir Danaillov, drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Bashkisë së Kryeqytetit për Privatizim dhe Investime. Ai komentoi me sa është realist vendi i dytë i Sofjes në klasifikimin e një prej rrjeteve kryesore globale të pagesës.

Duke pasur parasysh raportin Sofja bëhet një destinacion turistik gjithnjë e më i njohur, si ndër kryeqytetet evropiane dhe qytetet e mëdha evropiane, ashtu dhe ndër kryeqytet në regjion. Një prej faktorëve është ndërlidhja e mirë – vetëm gjatë 4 viteve të fundit kemi 50 destinacione të reja, të cilat e lidhin Sofjen nëpërmjet transportit ajror me qytete të ndryshme të botës. Bullgaria dhe Sofja konsiderohen si disa prej vendeve më të sigurta për turistët. Kemi dhe një kalendar të pasur kulturor, mbi 30 aktivitete të mëdha ndërkombëtare në vit. Zhvillimi ekonomik gjithashtu është një faktor i cili kontribuon për rrymën më intensive të turistëve. Kështu qe vendi i Sofjes në klasifikimin e rrjetit të pagesës është absolutisht i merituar. Pas saj janë disa qytete si Lisbona dhe Parisi, gjë që tregon se po paraqitemi shumë mirë. Turizmi për pushime përbën 40, turizmi i biznesit gjithashtu përbën 40 për qind, ndërsa turizmit i kongresit – 16 për qind.

Në kryeqytetin bullgar mbeten më shumë turistët nga Italia, Spanja, Izraeli dhe Britania e Madhe – mesatarisht 2.2 ditë, tregon gjithashtu raporti i Agjencisë së Bashkisë së Kryeqytetit për Privatizim dhe Investime. Një turist mbetet mesatarisht 1.8 ditë në Sofje. Po të bëjmë një krahasim, qëndrimi mesatar i turistëve në vend është 3,4 ditë. Administrata e Kryeqytetit dhe industria turistike duhet të bëjnë më shumë përpjekje për mbetjen e turistëve për më shumë kohë, është kategorik Vlladimir Danaillov.

Nga shtetet me më shumë turistë në Sofje dallohen Italia, Gjermania, Izraeli, Greqia, Britania e Madhe. Ka dhe një bashkësi shumë të madhe italiane në Sofje, e cila e shpjegon pozicionin e parë të italianëve – shton Danaillov. – Të ardhurat mesatare prej një fjetjeje gjatë vitit 2018 janë 87 leva (rreth 40 euro), ndërsa të ardhurat mesatare prej një turisti në kryeqytet – 151 leva (rreth 70 euro). Çmimi mesatar i një fjetjeje në hotelet me katër yje është rreth 86 euro, ndërsa ai në segmentin e hoteleve prej 5 yjesh – 114 euro. Pritet që deri në vitin 2021 qyteti të disponojë akoma pesë hotele të reja me pesë yje, ndërsa kjo me siguri do të shkaktojë rritje të çmimeve të fjeteve, që është mirë për biznesin vendas.

Përmirësimi i infrastrukturës e rrit interesin ndaj Sofjes, tha gjithashtu Vlladimir Danaillov dhe parashikoi se popullariteti i kryeqytetit bullgar si destinacion turistik do të rritet, ndërsa në kuadrin e dy viteve ai do të shndërrohet në një destinacion më të mirë për turizëm kongresi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Heraklea Sintika shpërbleu arkeologët me një zbulim të ri të rëndësishëm

Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..

botuar më 24-07-05 10.46.PD

Një tren turistik me vagonë retro do të udhëtojë në linjën e binareve të ngushta në korrik

Një tren special me vagonë ​​retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...

botuar më 24-07-02 3.52.MD

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD