52 për qind nga bullgarët nuk mendojnë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tregon një anketimi i Agjencisë “Trend” bërë pas zgjedhjeve vendore në Bullgari. Mezi 16 për qind nga të anketuarit shprehen për zgjedhje të parakohshme. Puna e qeverisë miratohet nga një e treta e njerëzve, përderisa 53 për qind japin vlerësim negativ. 60 për qind nga të anketuarit janë të mendimit se kabineti do të ketë mandat të plotë. Partia në pushtet GERB ka përkrahjen e 23.8 për qind të të anketuarve, përderisa Partia Socialiste Bullgare në opozitë mbledh 18.4 për qind. Forca e tretë politike – Lëvizja për të Drejta dhe Liri është me miratim nga 6.9 për qind. Në vendin e katërt me përkrahje nga 5.1 për qind është partia e re “Nuk ka shtet të tillë” të shoumentit Sllavi Trifonov. 27 për qind nga bullgarët presin përmirësim të perspektivës ekonomike gjatë vitit 2020, 17 për qind – keqësim, përderisa 44 për qind – nuk presin ndryshime.
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..