Firmat amerikane investuan 2.5 miliard dollarë në ekonominë bullgare, krijuan 30 mijë vende të punës dhe janë në vendin e gjashtë ndër investitorët më të mëdhenj në vend, tha ambasadorja e ShBA-së në Bullgari Hero Mustafa. Energjetika dhe inovacionet janë sektorët kyç për zhvillimin e marrëdhënieve midis ShBA-së dhe Bullgarisë, theksuan përfaqësuesit e Dhomës Tregtare Amerikane në një takim me ambasadoren. ShBA-ja do të dërgojnë një ekip ekspertësh energjetikë, të cilët të ndihmojnë zhvillimin e Bullgarisë si qendra energjetike në Ballkan, shtoi zonja Mustafa. Ekspertët do të vizitojnë Centralet Atomike Elektrike “Kozloduj” dhe “Belene”, si dhe depot e gazit në vend.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..