Sot kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov do të takohet me presidentin e ShBA-së Donalld Trëmp në Shtëpinë e Bardhë. Bashkëpunimi në mbrojtje dhe në siguri, diversifikimi energjetik, ndikimi i huaj tek ne dhe siguria e Detit të Zi janë temat të cilat pritet të dominojnë në bisedimet. Takimi sy më sy midis kryeministrit Borisov dhe presidentit Trëmp në Kabinetin Oval planifikohet për orën 21, orë bullgare. Para presidentit kryeministri do të ripohojë angazhimet e vendit ndaj Samitit të NATO-së në Uels nga vitit 2014 për buxhet për mbrojtje nga 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto të vendeve anëtare të Aleancës – një nga kërkesat kryesore të presidentit Trëmp ndaj aleatëve nga Evropa. Bullgaria tashmë cakton 3 për qind nga produkti i brendshëm bruto për mbrojtje. Nga qendra e shtypit të qeverisë bullgare theksojnë, se marrëveshjet e arritura për gjuajtësit amerikanë F-16 për ushtrinë bullgare do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Bullgarisë. Nga Shtëpia e Bardhë shpallën, se në takim do të diskutohet edhe siguria e pellgut të Detit të Zi. Në një bisedë me gazetarë në avion kryeministri Borisov tha, se mbetet e pandryshuar pozita e tij përsa i përket militarizimit të Detit të Zi, e pikërisht, se Bullgaria nuk ka interes nga militarizimi i Detit të Zi. Në fushën e energjetikës do të diskutohet importi i gazit të lëngshëm. Kryeministri ka ndërmend të theksojë dobitë e projektit Rryma Ballkanike, të qendrës ndarëse Ballkan, të lidhjeve midis sistemeve të gazit të Greqisë dhe të Bullgarisë.
Delegacioni bullgar do të ketë takime në Dhomën Tregtare Amerikane me përfaqësues të 15 kompanive që shfaqin interes ndaj vendit tonë, ndër të cilat janë Gugëll, Ej Ti end Ti, Majkrosoft.
Në delegacionin zyrtar të kryesuar nga zoti Borisov janë zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev, zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakakçanov, ministri i financave Vlladisllav Goranov dhe ministri i ekonomisë Emill Karanikollov. Megjithëqë në kuadrin e bisedimeve do të diskutohen tema energjetike ministrja e energjetikës Temenuzhka Pekova nuk është në delegacion.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..