Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti nënshkroi dekret për emërimin e Ivan Geshevit Kryeprokuror

Presidenti Radev
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev deklaroi sot se e ka nënshkruar dekretin për emërimin e Ivan Geshevit kryeprokuror të vendit, pasi ka kërkuar nga kandidati i vetëm bindjen e tij për këtë se Prokuroria do të punojë në mënyrë transparente dhe të pavarur.

Në të njëjtën kohë kreu i shtetit ka thënë se do të nisë një debat të gjerë publik për ndryshime në kushtetutë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive politike, shoqatave profesionale, organizatave dhe qytetarëve.

“Bullgaria do të bëhet një shtet normal evropian atëherë kur kupton forcën dhe përgjegjësinë e vet dhe kur qytetarët fillojnë të ushtrojnë kontroll të vërtetë mbi punën e institucioneve”, është i mendimit Rumen Radev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspedita e 33-të polare bullgare niset për në Antarktidë

Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...

botuar më 24-11-07 6.10.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin 2024

Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°.  Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..

botuar më 24-11-06 7.35.MD

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD