Stina turistike 2019 ishte shumë kontradiktore për Bullgarinë, mendojnë nga Asociacioni i Turoperatorëve Bullgarë dhe i Agjentëve Turistikë. Deri në shtator ulja e turizmit është 2 për qind. Kjo i detyrohet kryesisht uljes së numrit të turistëve nga BE-ja, me 500 000 fjetje më pak. Turistët gjermanë janë më pak me 23 për qind, ata rusë me 15 për qind, ata skandinavë me 27 për qind. Ndërkaq rritet numri i turistëve rumunë me 29 për qind dhe fqinjët tanë veriorë bëhen tregu numër 2 për Bullgarinë. Pas pesë vitesh tregu ukrainas konstaton rritje prej 60 për qind. Britania e Madhe është në vendin e katërt në treg, në sfondin e një rritjeje prej 7 për qind. Polonia gjithashtu del përpara dhe është tregu i tretë për nga rëndësia për Bullgarinë. Sa për turistët që dalin nga Bullgaria rritja është me 6 për qind dhe tendenca e rritjes po vazhdon për të dhjetin vit me radhë. Destinimi i parë është Greqia – 28 për qind, pas saj është Turqia – me 14 për qind.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..