Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryqi i Kuq Bullgar dërgon ndihmë për 5000 veta në Shqipëri

Foto: EPA/BGNES

Pas tërmetit të djeshëm në Shqipëri, i cili mori mbi 20 viktima dhe shkaktoi shumë shkatërrime, Kryqi i Kuq Bullgar i dërgon shtetit ballkanik ndihmë për rreth 5000 veta – batanije, pako familjare, ushqim, pako higjienike. Këtë e bëri të ditur para Radios Kombëtare Bullgare kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar, akademiku Hristo Grigorov. “Që të sigurojmë ndihmën, ne e hapin depon tonë, që e bëmë bashkë me Gjysmëhënën e Kuqe Turke. Kështu do të mund t’i ndihmojmë fqinjët tanë”, shtoi gjithashtu Grigorov. Bullgaria premtoi edhe ndihmë për Shqipërinë me përmasë 200 000 leva (100 000 euro). Vendi ka gatishmëri të dërgojë edhe ushqim dhe teknikë në rast  domosdoshmërie.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...

botuar më 25-01-16 3.59.MD

Furnizimi me gaz natyror nga Azerbajxhani nuk ka rifilluar ende

Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi publik vuri në dukje se sipas informacioneve të fundit në dispozicion, problemet teknike ende nuk janë..

botuar më 25-01-16 2.42.MD

Dimitër Gllavçev i uroi kabinetit të ardhshëm mandat të gjatë dhe të suksesshëm

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shprehu shpresën se Kuvendi Popullor sot do të zgjedhë qeverinë e rregullt dhe se ajo do të ketë një mandat të gjatë dhe të suksesshëm. “Nuk ka sisteme që nuk funksionojnë, e dorëzojmë pas një pune të kryer..

botuar më 25-01-16 9.52.PD