Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vëzhgohet rritje e këmbimit të mallrave mes Bullgarisë dhe Shqipërisë

“Lidhje të reja mes popullit shqiptar dhe atij bullgar” – këtë na uroi në një intervistë për Radio Bullgarinë Ambasadori ynë në Tiranë Momtchil Raiytchevski

Ambasadori Raiytchevski në hapjen e Takimit të 15 Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë

Shqipëria shënon 28 nëntorin, festën e saj kombëtare, pas një tërmeti të rëndë, i cili tronditi vendin para dy ditësh. Dhjetëra janë viktimat, qindra janë të lënduarit, ndërsa dëmet materiale janë serioze.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë ju ofrojmë një intervistë me kreun e misionit tonë diplomatik në Tiranë z. Momtchil Raiytchevski.

Desha të përshëndes ekipin e Radio Bullgarisë për punën e tij të mirë në popullarizimin e shtetit tonë, si dhe dëgjuesit tuaj shqipfolës, pavarësisht se ku ndodhen. Ju uroj që të hapni lidhje të reja mes dy popujve tanë, të cilët kanë mjaftë tipare të përbashkëta! – Me këto fjalë Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë Momtchil Raiytchevski mirëpriti ekipin tonë, i cili vizitoi kryeqytetin shqiptar me rastin e Takimit të 15 Botëror të Mediave Bullgare. Sigurisht që si jehonë e forumit mediatik, i cili preku çështje kyçe për diasporën bullgare, theksi në fillim të bisedimit u vendos te njohja zyrtare e pakicës bullgare në Shqipëri gjatë tetorit të vitit 2017 dhe fillimi i transmetimit të emisioneve në gjuhën bullgare në Radio Televizionin Shqiptar në fillim të këtij viti. Sipas fjalëve të Momtchil Raiytchevski, çështja e rëndësishme për mësimin e gjuhës bullgare nuk mund të zgjidhet për një ditë, sepse ende nuk është miratuar legjislacioni në këtë fushë dhe ka një sërë aktesh nënligjore, të cilat duhet të pranohen zyrtarisht. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë dy shkolla të së dielës, në Tiranë dhe në Korçë, ku jepen mësime të gjuhës bullgare. Mirëpo, ka nevojë për një etapë tjetër, e cila i përket përgatitjes së mësuesve në rajonet me popullsi të përqendruar bullgare, shtoi ai.

Ambasadori Raiytchevski bashkë me përfaqësues të pakicës bullgare dhe pjesëmarrës në forumin mediatik

Z. Raiytchevski foli edhe për bashkëpunimin e Ambasadës me shoqatat e minoritetit bullgar në territorin e Shqipërisë, duke theksuar faktin pozitiv të krijimit të akoma shoqatave të reja, si për shembull shoqata “Osem” në Berat, ku ka bullgarë që kanë ardhur nga rajonet me përqendrim më të madh të popullsisë bullgare. Njerëzve, të cilët duan të marrin nënshtetësi bullgare, Raiytchevski u rekomandoi si një variant më të lirë dhe më të sigurt të kërkojnë informacion në shërbimin konsullor. Kështu mund të shmangen gabime, ose pasaktësi në dokumentacion.

Edhe të dyja shtetet duhet të njihen njëri tjetrin,është kategorik Momtchil Raiytchevski sa i përket rrugës së zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale. Dhe kjo mund të ndodhë nëpërmjet rritjes së numrit të vizitave turistike, një proces, i cili po vëzhgohet kohët e fundit.Kjo rrymë turistike, që është në rritje, herët ose vonë do të kërkojë nga shtetet për të siguruar logjistikën e domosdoshme – më shumë lidhje transporti, ndërsa kjo do t’u japë një stimul suplementar Bullgarisë dhe Shqipërisë për realizimin e projektit për korridorin Nr. 8, i cili do ta lidhë Detin e Zi me Detin Adriatik.Rimëkëmbja e vijës ajrore Sofja - Tirana nga ana tjetër do të lehtësojë edhe më shumë kontaktet e biznesit, që të mos humbet kohë për udhëtime. Megjithë vështirësitë, gjatë viteve të fundit vëzhgohet ringjallje e marrëdhënieve të biznesit mes dy shteteve tona.Për vitin e kaluar ka rritje prej 5.5 për qind të këmbimit të mallrave, por me siguri mundësitë janë shumë më të mëdha – shtoi Raiytchevski.Qëllimi im si ambasador është që të sigurojmë sa më shumë kontakte direkte mes bizneseve dhe njerëzve.

Ambasadori bullgar në Tiranë deklaroi përsëri pozitën kategorike të Bullgarisë për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Vendi i Shqipërisë është në BE. Ne jemi të qartë për problemet që po ekzistojnë. Situata është mjaftë e vështirë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përparimin e dy shteteve – Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, në rrugën e anëtarësimit të tyre në bashkësinë evropiane. Ju e dini se BE-ja gjendet para sfidave serioze. Mirëpo, unë besoj në projektin evropian, sepse kjo nuk është një strukturë e fiksuar. Ajo zhvillohet dhe unë shpresoj se do ta gjejë rrugën. Sigurisht që edhe të dyja vendet kanë se çfarë tjetër të zbatojnë. Këto janë çështje mbi të cilat ato tashmë janë duke punuar: reforma në sistemin gjyqësor, vettingu, i cili shpresojmë se tashmë është afër finalizimit të vet, krijimi i institucioneve përkatëse, si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë Administrative, reformat në sistemin zgjedhor, përfundimi i tërë kompleksit të ligjeve, të cilat janë lidhur me garantimin dhe realizimin e të drejtave të minoriteteve kombëtare. Për ne është inkurajuese se edhe elita politike shqiptare, edhe njerëzit e zakonshëm janë të qartë se puna duhet të kryhet. Le të shpresojmë se ata do t’i kenë forcat e duhura. E kanë përkrahjen tonë.

Besoni, përpjekjet gjithmonë shpërblehen,tha në fund të bisedës sonë ambasadori Raiytchevski, duke e përshëndetur popullin shqiptar me rastin e Ditës së Flamurit.

Tërë intervistën me ambasadorin Raiytchevski në bullgarisht mund të dëgjoni në faqen bullgare të Radio Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Hristo Kasabov, BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD