Kryeministri Bojko Borisov u takua me sportistin bullgar i sumos Kallojan Mahljanov – Kotooshu. “Sumoja është një sport perandorak, më i njohuri në Japoni, kurse Kotooshu është ambasadori i Bullgarisë dhe i BE-së në këtë vend aziatik” – tha Kryeministri.
Kotooshu është bullgari i parë, i cili hyri në shkollën profesionale të sumos në Tokio dhe kjo u bë në vitin 2002. Për një kohë të gjatë ai garonte në divizionin elitar të sumos profesionale “Makuuçi” (Makuuchi), kurse gjatë janarit të vitit 2006 mori rangun “Ozeki”. Ai fitoi “Kupën e Perandorit“ dhe u bë evropiani i parë që e ka arritur këtë sukses të madh sportiv. Aktualisht sumisti më i njohur bullgar zhvillon shkollën e vet sportive “Naruto beja” në Japoni.
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...