Kuvendi Popullor miratoi në lexim të parë amendamentet e Ligjit për Turizmin, të propozuara nga qeveritarët. Partia Socialiste Bullgare dhe Patriotët e Bashkuar (nga koalicioni qeverisës) nuk e përkrahën ato me motivin se masat e rregullimit (d.m.th. burokracia) do të rriten dhe do të pengojnë zhvillimin e sektorit.
Ndryshimet parashikojnë që vendpushimet e mëdha të ndahen në zona të ndryshme, në mënyrë që në disa prej tyre të lejohet muzika e lartë dhe zhurmat gjatë natës. Kjo ishte kritikuar ashpër. Projektligji parashikon gjithashtu se politika lokale e zhvillimit të turizmit do të miratohet dhe menaxhohet nga Këshilli Bashkiak dhe në programin për realizimit të planit bashkiak do të hyjë akoma një sektor të tërë me përshkrim të plotë të strategjisë turistike.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..