Me 500 vota “pro”, 91 “kundër” dhe 50 “abstenim” Parlamenti Evropian votoi për bashkimin e BE-së me Konventën e Stambollit. Dokumenti u bën thirrje 7 shteteve, të cilat e kanë nënshkruan dokumentin, por nuk e kanë ratifikuar, ndër të cilat është edhe Bullgaria, ta bëjnë këtë pa humbur kohë. “Pro” kanë votuar vetëm dy nga eurodeputetët bullgarë – Ilhan Kyçyk dhe Atixhe Alieva-Veli nga “Rinovo Evropën”. Asim Ademov, Andrej Novakov, Aleksandër Jordanov nga Partia Popullore Evropiane, Angell Xhambazki dhe Andrej Sllabakov nga konservatorët dhe reformistët, Ivo Hristov, Cvetelina Penkova dhe Petër Vitanov nga Partia e Socialistëve Evropianë kanë qenë “kundër”. Radan Kënev, Andrej Kovaçev, Emill Radev, Eva Majdel nga Partia Popullore Evropiane, Elena Jonçeva dhe Sergej Stanishev nga socialistët kanë abstenuar.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..