Me ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen dhe forcat e armatosura që nga viti 2020 në Bullgari do të ketë rekrutim ushtarësh vullnetarë, tha Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Për shpenzimet e ushtarëve dhe remontin e bazave të tyre janë parashikuar 2 mln euro në buxhetin ushtarak. Sipas idesë paraprake duhet të ketë nja 3, 6 dhe 9 muaj kazermë vullnetare. Pas kësaj në qoftë se ushtari i rekrutuar shfaq dëshirë do të mund shkojë në ushtri si ushtarak profesional me kontratë. Para Radios Kombëtare Bullgare Karakaçanov deklaroi se ka vështirësi sa i përket aplikimit të arsimit të detyrueshëm ushtarak në shkollat e mesme. Aktualisht ushtria bullgare, e cila është krejtësisht profesionale, ka nevojë për akoma 5000 ushtarakë.
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..