Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në këtë moment edhe një kontribut i vogël bën ndryshimin për Shqipërinë

Pas përfundimit të fazës së parë të kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor më shumë informacion rreth situatës kërkuam nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje zonja Donika Hoxha.

“Bilanci është tragjik” – tha ajo para mikrofonit të Radio Bullgarisë dhe shpjegoi se përveç 51 viktimave të regjistruar deri tani, “afro 900 veta kanë marrë ndihmën e shpejtë dhe janë paraqitur në spitale, rreth 45 veta janë nxjerrë nga rrënojat me ndihmën e të gjitha vendeve fqinje, që na janë gjetur pranë, edhe pa ia kërkuar ndihmën. Mbi 1 200 shtëpi janë krejtësisht të shkatërruara, shumë pallate janë të plasaritura dhe njerëzit kanë frikë të kthehen. Diku tek 5 200 veta janë praktikisht të pastrehë dhe po jetojnë në tenda – jemi tani në fazën e vlerësimit të dëmeve.

Në këtë moment kaq të rëndë për popullin shqiptar atë për të cilën Shqipëria ka nevojë është solidariteti. Dhe ajo e merr nga komuniteti ndërkombëtar – nga shtetet fqinjë, nga BE-ja, nga shumë vende, të cilët dërgojnë jo vetëm ndihmë humanitare, por edhe specialistë inxhinierë dhe arkitektë, të cilët vlerësojnë dëmet, psikologë për të punuar me fëmijët dhe të rriturit në mënyrë që ata të përballojnë situatën nga pikëpamja emocionale dhe të vazhdojnë jetën e tyre normalisht.

“Qeveria bullgare na ka ndihmuar që në momentin e parë - 200 mijë leva janë dhënë në ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare” – shpjegoi gjithashtu Ambasadorja, duke përmendur ndihmën humanitare të ofruar nga MPB-ja bullgare dhe Kryqi i Kuq Bullgar me tenda, batanije, çarçafë dhe materiale higjienike. “Po ashtu disa fondacione, edhe pse me shuma të vogla, kanë bërë transferta në numrat që janë hapur për solidaritet me Shqipërinë. Në këtë moment edhe një kontribut i vogël bën ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dua të falënderoj për një gjest të veçantë të një familjeje bullgare që jeton në Francë, të cilët ofruan shtëpinë e tyre në Bullgari për të strehuar një familje shqiptare. Këto janë gjeste të vogla, të cilat tregojnë shumë...”

Foto: dosja.al dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e pronave në bregdetin tonë vazhdojnë të rriten, por më ngadalë

Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..

botuar më 25-04-23 7.30.PD
Dr. Spas Tashev

Dr. Spas Tashev prezanton një hulumtim të ri mbi diasporat bullgare në Shqipëri dhe Kosovë

Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..

botuar më 25-04-23 6.10.PD
Papa Françesku

Reagimet në Bullgari pas vdekjes së Papës Françesku

“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..

botuar më 25-04-21 1.22.MD