A do të heqin dorë nga biznesi i vet në Bullgari gjigantët botërorë në fushën e rezervimeve turistike online Airbnb, Booking.com, Expedia, rrjeti social Facebook e kështu me radhë? Ata sapo zhvilluan këtu rrjetin e tyre prej pronave për akomodim dhe prej klientëve për to dhe autoritetet në vend dëshirojnë të imponojnë rregulla të reja, të cilat nuk janë sipas shijes së tyre. Propozimet për ndryshimet legjislative në fjalë janë bërë nga Zëvendës-Kryetari i Kuvendit Popullor, i cili është dhe shef i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov (partner në koalicionin drejtues të vendit), dhe nga kryetarja e Komisionit Buxhetor të parlamentit Menda Stojanova. Ideja e tyre është të rregullojnë veprimtarinë e pronarëve të rreth 10 000 apartamenteve dhe dhomave në vend, të cilët i japin ato me qira për afate të shkurtra përmes online platformave në fjalë. Kjo lloj veprimtarie gjeneron një qarkullim prej rreth 1.7 milionë euro për vit. Një e treta prej këtyre pronave të paluajtshme ndodhen në Sofje, ku zënia mesatare është 56%, kurse të ardhurat mesatare për një apartament në muaj arrijnë 465 euro. Këta janë si persona fizikë, kështu dhe firma, të cilët deri tani nuk kishin asnjë lloj detyrimesh ndaj autoriteteve as sa i përket së drejtës t’i japin me qira pronat e veta të patundshme, as në lidhje me të ardhurat dhe detyrimet tatimore. Tani me ndryshimet e parashtruara në Ligjin për turizmin, të cilat duhet të miratohen bashkë me Ligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2020, gjërat ndryshojnë me qëllim rregullimin e këtij biznesi. Fillimisht ideja qe, që këto vende për strehim të kategorizohen me yje, ashtu si hotelet dhe të regjistrohen në regjistrin kombëtar për vendet për akomodim. Pas reagimeve negative publike nga ana e organizatave profesionale turistike, kërkesa kjo ide nuk do të realizohet dhe tani mbetet vetëm domosdoshmëria për regjistrim me çdo gjë e cila rrjedh prej saj – punë me administratën shtetërore, pagim i taksave dhe të tatimeve e kështu më radhë.
Dega turistike reagon me kujdes në lidhje me ndryshimet e planifikuara. Disa mendojnë se, rregullimi i këtij biznesi ka për qellim shkatërrimin e tij. Të tjerë paralajmëruan se do të ketë probleme me administratat shtetërore dhe bashkiake, të cilat do të vështirësojnë punën e pronarëve /qiradhënësve/. “Çdo një i cili gjeneron të ardhura, duhet të paguajë tatime. Por këtu duhet të veprohet në mënyrë shumë të kujdesshme. Tregu ynë është mbirregulluar”, komenton Daniella Stoeva, kryetarja e Asociacionit të Operatorëve Turistikë Bullgarë dhe Agjentëve Turistikë.
Parashtruesit e ndryshimeve janë të bindur se nga të gjitha këto nuk do të vuajnë konsumatorët e këtyre shërbimeve, as platformat për rezervime online. Efekti i pritur prej tyre është një largim eventual nga tregu i disa qiradhënësve, të cilët nuk janë aq aktivë. “Qëllimi është që të gjithë këtyre njerëzve të paguajnë tatimet e tyre, si të gjithë të tjerët të cilët punojnë jashtë sektorit joformal. Nuk kemi për qëllim as të ngarkojmë biznesi me një peshë suplementare administrative, as të ndalojnë veprimtarinë e platformave online që operojnë në tregun bullgar”, tha Menda Stojanova.
“Ndryshimet janë përgatitur pa asnjë lloj analize ekonomike të pasojave mbi njerëzit, të cilët kanë apartamente të tilla dhe mbi turizmin në përgjithësi. Shumica e turistëve që vijnë në Sofje kanë një buxhet të ulët dhe prandaj preferojnë platformat si Airbnb. Në se i ndalojmë ato në Bullgari, këta njerëz nuk do të vijnë në qytetin tonë, do të pakësohet numri i fluturimeve deri në Sofje dhe kështu do të humbë tërë sektori”- mendon Boris Pavllov, menaxheri i kompanisë për administrimin e pronave të patundshme Airbnb Flat Manager.
Çfarëdo qofshin pasojat nga masat e propozuara ligjvënëse, është më se e dukshme se platformat e mëdha për rezervime turistike online nuk do të heqin dorë nga vendi, i cili pa qenë një faktor vendimtar në hartën botërore turistike, gjithsesi tërheq afro 9 milionë turistë të huaj për vit, që është më shumë se popullsia e tij, dhe turizmi në të përbën 13% nga Produkti i Brendshëm Bruto.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaKombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..