Vullnetarizmi mund të jetë mision personal, por po kështu është dhe përvojë e vlefshme. Përmes tij njeriu ndihmon edhe kauzën, të cilën e ka zgjedhur, edhe vetveten, duke zhvilluar aftësi të rëndësishme si përgjegjësia, organizimi, puna në ekip, komunikimi. Për të popullarizuar punën e vullnetarëve në të gjithë botën, sepse vullnetar do të thotë humanist i vërtet, me nismë të OKB-së që nga viti 1985, dita e sotme – 5 dhjetori, shënohet si Dita ndërkombëtare e vullnetarit dhe vullnetarizmit.
Pikërisht një vit pasi OKB-ja filloi të shënojë ditën e vullnetarit, më 7 dhjetor 1986 qyteti Strazhica (Bullgari Veriore) u lëkund nga një tërmet me magnitudë 5,7 ballë sipas shkallës së Rihterit. Të vdekurit ishin tre persona, të lënduarit – 80. Shumë njerëz mbetën pa strehë. Një nga vullnetarët, të cilët ka ndihmuar përballimin e pasojave të tërmetit është Bojko Baev që atëherë sapo ka mbaruar Universitetin Teknik.
„Kur njeriu ndihmon, Zoti vëzhgon. Dhe besoj se një ditë, kur edhe unë kam nevojë për ndihmë, edhe mua do të më ndihmojnë“ – është i bindur Bojko Baevi. Pasi një here ka qenë dëshmitar i shumë tragjedive personale, ai është emocionuar nga situata aktuale në Shqipëri dhe mendon me dhimbje për rajonet e prekura nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Shqipëria po i përballon dëmet dhe humbjet e mëdha dhe në këtë situatë empatia, mendimi për tjetrin, për këtë se si mund ta ndihmosh, qoftë nga një distancë e madhe, menjëherë zgjohen. Ai di se ne një moment të tillë gjestet е bamirësisë janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse të prekurit vetë nuk mund ta përballojnë dot situatën. Por është i bindur gjithashtu se jo më pak i rëndësishëm në këtë moment është organizimi i drejtë dhe menaxhimi i fondeve dhe sendeve të dhuruara. Në këtë mënyrë ndihma do të arrijë tek njerëzit në nevojë në kohën e duhur, në formën e përshtatshme dhe do të përdoret në mënyrë sa më efektive.
„Në çdo një qytet të prekur nga tërmeti, në vend të parë ka nevojë për pika të kontrollit të kalimit, ku do të kontrollohet çdo makinë”– shpjegon Bojko Baev, i cili me sytë e tij ka parë se si bëhen vjedhjet nga shtëpitë e të prekurve dhe se si janë zhdukur ndihmat për njerëzit e cenuar.
„Gjëja tjetër me rëndësi është që të krijohet një regjistër i njerëzve të prekur në rajonin e tërmetit, sepse kur fillon ndarja e ndihmave, kjo duhet bërë në bazë të informacionit të saktë se kush ka nevojë më të madhe dhe kush mund të presë etapën tjetër. Një regjistër i tillë duhet bërë dhe për godinat e shkatërruara apo të dëmtuara. Kështu pas ndërtimit të shtëpive të reja, në një shtëpi do të hyjnë më parë familjet e një fisi – në këtë mënyrë sa më shpejtë për më shumë njerëz të prekur do të sigurohet strehim. Kurse në etapat e mëvonshme do të ndërtohen ndërtesa të tjera për familjet e veçanta.“
Praktika në rastet e tërmeteve tregon se mënyra më e mirë për ndarjen e ndihmave është në se kjo bëhet nga një organizatë e vetme me llogaridhënie të plotë dhe të saktë, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të një organi të pavarur të kontrollit.
„Në etapën e parë tendat nuk janë një variant i përshtatshëm. Ka nevojë për kontejnerë banimi , të cilat duhet të ofrohen përkohësisht dhe pastaj njerëzit duhet të detyrohen t’i kthejnë në gjendje të mirë. Pas pastrimit të shkatërrimeve lagjet e reja duhet të projektohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të kenë mbrojtje kundër lëkundjeve – varianti më i mirë janë shtëpitë modulare për një familje me garanci të paktën 50 vjet. Kështu për një kohë të shkurtër strehim do të marrin më shumë njerëz” - ndan përvojën e tij Bojko Baev.
Ai di se kundër katekizmave të natyrës njeriu nuk mund të bëjë asgjë, por di gjithashtu sa forcë dhe kurajë për jetë mund të japin mirësia dhe dashuria.
Foto: Jordanka Ivanova
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..