Inovacionet janë instrumenti kyç për pasqyrimin e ambicieve kombëtare për të ardhmen. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së forumit të XV-të kombëtar “Inovacionet dhe rritja ekonomike”. Sipas fjalëve të tij Evropa mbetet prapa liderëve botërorë– ShBA-ja, Kina, Japonia, Koreja, ku inovacionet janë politikë kombëtare, kurse Bullgaria është ende ndër novatorët modest në Evropë.
Novatorët tek ne kanë shqetësime të lidhura me aksesi në financim dhe me realizimin e projekteve të tyre. Bullgaria është larg jo vetëm përqindjes mesatare për Evropë për veprimtari shkencore dhe kërkimore, por mbetet prapa edhe sa u përket qëllimeve të veta prej 1.5% prej Produktit të Brendshëm Bruto për këtë veprimtari.
Investitori kryesor në këtë fushë është biznesi bullgar dhe organizatat e ndryshme të huaja, por jo shteti. Presidenti bëri thirrje për shpërndarjen e veprimtarisë së inovacioneve në të gjithë vendin në vend të përqendrimit të tyre në një apo dy qendra.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..