Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i dërgoi Shqipërisë 12 inxhinierë për të vlerësuar gjendjen e godinave pas tërmetit

Foto: arkiv

Sot Bullgaria i ka dërguar Shqipërisë 12 inxhinierë që të ndihmojnë në vlerësimin e godinave të dëmtuara gjatë tërmetit. Këtë e deklaroi Zëvendëskryeministrja bullgare dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva para Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri Gent Cakaj. Të dy biseduan në Bratislavë në kuadrin e samitit të ministrave të jashtëm të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ekipi i inxhinierëve ka mbërritur në Tiranë me kërkesë të palës shqiptare, drejtuar nga z. Cakaj në një bisedë telefonike me Ministren Zaharieva në fund të javës së kaluar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid

Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..

botuar më 25-01-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD

Në të gjithë Bullgarinë shënuan Ditën e Gjyshes sipas stilit të vjetër

Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..

botuar më 25-01-21 7.27.MD