Në samitin e ministrave të punëve të jashtme në Zagreb në kuadrin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, përfaqësuesja bullgare Ekaterina Zaharieva përshëndeti punën e Presidencës sllovake të organizatës. Duke u vënë theks të veçantë ngjarjeve të organizuara për kundërvënien e antisemitizmit, Zaharieva shprehu kënaqësi për këtë se presidenca e ardhshme shqiptare do të vazhdojë zbatimin e prioriteteve të njëjta.
Në takim me ministrin rumun të punëve të jashtme Bogdan Auresku ishte konstatuar se Sofja dhe Bukureshti kanë të njëjtat pozita sa i përket politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Me homologun e saj bjellorus Vlladimir Makej Zaharieva diskutoi vizitën e tij të ardhshme në Sofje gjatë shkurtit të vitit të 2020.
Ministri në detyrë i punëve të jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj falënderoi për ndihmën bullgare për tejkalimin e pasojave të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane...
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të..
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999%..