Sot në mëngjes vdiq artistja e njohur e teatrit dhe e kinemasë bullgare Stojanka Mutafova në moshën 97 vjeçe. Gjatë javëve të fundit ajo qe në spital pas problemeve të cilat i kishte me fshikëzën e tëmthit, të cilat kërkuan një operacion të ngutshëm.
Emri i vërtetë i artistes së madhe është Stojana, por pasi ka qenë i ngatërruar në afishen teatrale, ajo bëhet e njohur për publikun si Stojanka. Me talentin e saj të ndritshëm, me ndjenjën e humorit dhe me energjinë e saj të pashtershme Stojanka Mutafova gjeti vend në zemrat e bullgarëve të brezave të tërë. Agjencia “Reuters" e quan "mbretëreshën e komedisë bullgare". Pak para se të mbushë 95 vjeç, Stojanka Mutafova ishte kandidate për Rekord Botëror të Ginesit në kategorinë “Artistja më e moshuar e cila luan aktivisht në skenë”.
Për burimin e energjisë së saj të pashtershme në skenë ajo thotë: “Kështu kam lindur. Nuk kam synuar të jem energjike. Të jesh energjik, është një nga gjërat, për të cilat njeriu nuk i jep llogari vetes. I lë gjërat të ecin vetë, të të frymëzojnë, të të japin mësime, pa bërë plane paraprake”. Kurse pyetjes, kur mendon që të largohet nga skena, ajo përgjigjet, se do të pushojë së luajturi atëherë , “kur fillojnë t'u presin flokët milingonave, në një verë me diell jo ekzistuese”.
Artistja jonë e njohur ka lindur më 2 shkurt gjatë vitit 1922. Përfundon studimet e saj në degën e filologjisë klasike në Universitetin e Sofjes, kurse pas kësaj dhe shkollën teatrale shtetërore pranë Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje dhe degën teatrale të Akademisë së Arteve në Prag të Çekosllovakisë. Që nga viti 1946 deri në vitin 1949 punon në një teatër në Pragë. Kthehet në Bullgari, ku debutimi i saj profesional është në skenën e Teatrit Popullor. Ka luajtur mbi 100 role teatrale. Ka marrë pjesë në disa nga filmat më të njohur e të shënuar bullgar:” Specialisti për gjithëshka”, “Ljubimec 13, “E ngrohtë” e të tjerë. Ka pjesëmarrje të shumta nëpër estradën në Bullgari dhe nëpër botë. Ajo është mes themeluesve të njërit prej teatrove më të njohur bullgar-Teatri i Satirës.
Përkulje para kujtimit të artistes së madhe Stojanka Mutafova – një nga simbolet e teatrit dhe të kinemasë bullgare!
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaDeri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..