Nga data 12 dhjetor deri më 12 janar muzeu, i cili i kushtohet jetës së romakëve – Museo di Roma in Trastevere, në kryeqytetin italian do të jetë mikpritës i ekspozitës interaktive me titull “Bullgaria përmes qelqit të kohës”, mbështjellë nga aroma dehëse e trëndafilave bullgare. Vizituesit e shumtë e lagjes turistike Trastevere, ku gjendet muzeu, do të kenë mundësinë falas të shikojnë pllakat prej qelqi me tema nga jetesa bullgare nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20, të cilat u treguan me një sukses të madh në galerinë Kombëtare “Kuadrat 500” nga muaji shkurt deri në muajin prill të këtij viti. Mes eksponateve është dhe një fotoaparat i vjetër, një veshje autentike nga krahina e Rodopeve dhe një brez i punuar prej argjendi dhe i farkëtuar me dorë me një shtresë ari mbi të. Më marramendës është vetë instalimi, i krijuar nga piktorët Rumen Dimitrov dhe Gjeorgji Hristov, të cilët përmes animacionit dhe “3D mapping”-ut i bëjnë fotografitë me vendet emblematike bullgare të gjallërojnë. Ndjenja për Lugjinën e Trëndafilave është plotësuar me erën e vajit të trëndafilit, që vjen prej disa shisheve të vogla.
Posaçërisht për ekspozitën në Muzeun në Romë është krijuar një katalog me një link, i cili u lejon vizituesve të shikojnë përsëri ekspozitën. Kësaj radhe në mënyrë virtuale. Një nga të tria sallat, në të cilat është vendosur ekspozita, është e pajisur vilë “Veneciani”. Në të miqtë do të mund me qetësi të shikojnë “Thesari në zemër” – një film 20-minutash të Milena Kënevës dhe Irina Dillkovës, në të cilin Nadezhda Bliznakova tregon historinë e vet familjare dhe e përlotur rikujton disa fjalë bullgare. Ngjarja kulturore zhvillohet me ndihmën e Ambasadës bullgare në Romë dhe të Institutit Kulturor Bullgar dhe është një pjesë nga festimet për 140-vjetorin nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Italisë dhe Bullgarisë. Pritet që në hapjen e ekspozitës të marrin pjesë kryetarja e bashkisë së Romës Virginia Raggi dhe ministri i vlerave kulturore dhe i turizmit Dario Franceschini.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: nationalgallery.bg
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..