Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk duhet të vonohet për shkak të propozimit francez për metodologji të re për negociatat për anëtarësim. Këtë e tha Zv. Kryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në një konferencë në Sofje, kushtuar Ballkanit Perëndimor.
“Një pjesë e reformave të propozuara nga Franca janë të arsyetuara dhe të mira sipas Bullgarisë, por kjo nuk do të thotë se fillimi i negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shtyhet deri sa miratohet metodologjia e re. Dy proceset mund të ecin paralelisht”, është e mendimit Zaharieva. Ajo shprehu shpresë se deri më 6 muaj Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin dritë jeshile për hapjen e negociatave.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..