Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat e veta në Mesdheun Lindor

Foto: AP

Presidenti turk Rexhep Erdogan tha, se Ankaraja është e vendosur të mbrojë të drejtat e veta sovrane në Mesdheun Lindor. Ai e bëri këtë deklaratë pas reagimeve negative të disa shteteve ndaj memorandumit të nënshkruar në Tripoli midis Turqisë dhe Libisë për kufijtë detare midis të dy shteteve. Athina e caktoi si provokim dhe shpalli se do të ekspulsojë ambasadorin libian nga Athina. Turqia vazhdon sondimet në rajonin e Mesdheut nën përkrahjen e flotës ushtarako-detare me pretekst, se kjo është një masë mbrojtëse për garantimin e sigurisë së trafikut detar.


Serbia hap edhe një kapitull nga negociatat me BE

Foto: consilium.europa.eu

BE-ja vendosi që më 10 dhjetor të hapë kapitullin për lëvizjen e lirë të kapitaleve nga negociatat me Serbinë. Lidhur me këtë përfaqësues të Beogradit shprehën pakënaqësi nga hapja vetëm e një kapitulli, pasi Serbia kishte gatishmëri për hapjen edhe të tre kapitujve të tjerë që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të krahut të punës, me ndërtimin e rrjeteve tranevropiane dhe me politikën transportuese. Brukseli nuk pranon hapjen njëkohësisht të më se një kapitulli nga negociatat sepse po zhvillohet debat për ndryshimin e metodologjisë së procesit të zgjerimit. Pritet që ky ndryshim të votohet në Samitin e BE-së - Ballkanit Perëndimor muajin maj në Zagreb.


Shqipëria bënë apel për ndihmë në lidhje me tërmetin e fuqishëm

Edi Rama / Foto: BTA/Xinhua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri apel që të ndihmojnë vendin për kapërcimin e pasojave nga tërmeti i fuqishëm që ra para pak kohe. Pjesëmarrësit në Konferencën e Donatorëve që u zhvillua lidhur me këtë në Stamboll u solidarizuan me të dëmtuarin nga fatkeqësia, por zoti Rama theksoi, se ky solidaritet  nuk mjafton për kapërcimin e pasojave. Tërmeti që u solli dëme dy qyteteve të mëdha, Tiranës dhe Durrësit, nuk ka analog në historinë më të re të Shqipërisë, theksoi kryeministri Rama.


Demonstrues bënë orvatje të hyjnë në parlamentin e Serbisë

Foto: Tanjug

Pjesëmarrësit në protestat “Një nga pesë milionë” u orvatën të hyjnë në Skupshtinës në Beograd të shtunën duke u gdhirë të dielën. Ata brohoritën “çliruam rektorin, do të çlirojmë edhe parlamentin”.  Kryetarja e parlamentit Maja Gojkoviç dënoi aktin duke theksuan, se në Serbi të gjithë shtetasit e kanë të drejtën e protestave paqësore, por “asnjeri nuk e ka të drejtën të shfrytëzojë dhunë në institucionet”.


Kosova bojkoton dorëzimin e Çmimit Nobel për letërsi

Peter Handke / Foto: REUTERS

Ministri i punëve të jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli tha, se vendi i tij do të bojkotojë ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për letërsi këtë javë. Bojkoti do të jetë në shenje proteste kundër dhënies së tij të autorit austriak Peter Handke i cili kritikohet për përkrahje të hapur të serbëve në luftërat në vitet 90-të në ish Jugosllavi. Zgjedhja e Akademisë së Suedisë për çmimin për vitin 2019 shpallur në nëntor, provokoi zemërim në Ballkan dhe jashtë rajonit. Javën e kaluar dy anëtarë të Komisionit Nobel dhanë dorëheqje për zgjedhjen, ndërsa anëtari i Akademisë Suedeze historiani dhe shkrimtar Peter Engllund tha se do të bojkotojë ceremoninë.

Përpilues: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD

Tempulli i Shën Harallambit në Shablla mban të gjallë besimin e brezave

Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..

botuar më 25-02-10 7.30.PD

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD