Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktorja Heidi Efrat takon peizazhin e ftohtë të Veriut me diellin e Bullgarisë

4
Foto: @ArtHouseSofia

Ka një periudhë të jetës, e cila nuk duhet të prishet nga shqetësimet dhe përgjegjësitë. Mënyra në të cilën zgjohemi është e rëndësishme, sepse duhet të përballojmë çdo një ditë të gjatë. Fëmijëria jonë është mëngjesi ynë – fjalët janë e piktores dhe shkrimtares finlandeze Tuve Janson, e cila krijon historitë e veta për fëmijë në pikturuara gjatë vitit 1945. Duke përpjekur të mbajë dhe të ruajë fëmijërinë e vet përmes lojës, me kombinime tërheqëse ngjyrash, pikturon bashkëkohësja jonë Heidi Efrat, po kështu nga Finlanda.

Ajo është piktore-udhëtare, sepse duhet të jetojë dhe të punojë në vende të ndryshme nëpër botë. Fëmijëria e saj ka kaluar në Finlandë, aty ajo ka përfunduar shkollën për dizajn, kurse pas kësaj ka shkuar në Gjermani, pastaj në Izrael, në Filipinet  dhe aktualisht jeton me familjen e saj në Bullgari. Si piktore ajo është e lumtur se mund të punojë kudo, të frymëzohet nga çdo gjë rreth saj, dhe vazhdimisht të rizbulojë veten e vet. Piktura të saj ka në koleksione të ndryshme private në të gjitha shtetet. Ekspozita e radhës e piktores Heidi Efrat u hap para një jave në hapësirën artistike “Shtëpia e Sofjes”, ku ajo prezantohet me 20 krijime të veta të mëdha në përmasë  100x120 centimetra dhe ekspozita e saj aty mund të shihet deri më 15 janar 2020.

Heidi i përdor ngjyrat në mënyre specifike. Ajo pëlqen të verë shtresat e ngjyrave një mbi një dhe në këtë mënyrë pikturat e saj marrin thellësi dhe shkëlqim specifik. Thotë se  në pikturimin e saj janë koduar mesazhe të fshehta, ku këtu qëllimi është që spektatori të mbetet i befasuar, por në asnjë rast – indiferent. Përzierja e ngjyrave është si një terapi për shpirtin, thotë piktorja. Ajo ka recetë të saj për këtë, se si bëhet një art modern. Marrim një kanavacë, shtojmë bojërat, kurse pas kësaj i përziejmë. Ndaj kësaj shtojmë ndonjë ide të largët e cila mezi kapet. Vendimtare është të përdorim imagjinatën tonë. Çdo gjë sikurse është në vendin e vet, ngjyrat janë të bilancuar kurse piktura është e përfunduar atëherë kur sytë të cilat e shikojnë çlodhen, kurse mendimi gjen rrugicën e vet përmes tregimit, të krijuar nga piktori thotë Heidi Efrat.  


Natyra në Bullgari është shumë frymëzuese për artin tim. Kjo më befasoi, kaq i bukur është vendi juaj, i shkëlqyer është. Pjesa më e madhe e pikturave, të treguara në ekspozitë janë pikturuar në Bullgari. Përpara se të mbërrijmë këtu, unë nuk kisha asnjëfarë pritjesh dhe nuk dija asgjë për vendin tuaj, por tani jam shumë e lumtur se jam këtu. Njerëzit janë shumë të afërt, këtu është lehtë të jeshvetvetja, sepse të ndërmarrin të tillë siç je. Bullgarët përveç kësaj janë njerëz shumë të ngrohtë, janë kureshtarë, por janë dhe mikpritës, kështu që është lehtë për një të huaj të vijë dhe të gjejë një mjedis të këndshëm dhe miqësor tek ju. Në Sofje jam me dy vajzat e mia, të cilat shpesh vijnë në atelienë time, ndihmojnë dhe pikturojnë bashkë me mua. Gjithmonë vizitojnë ekspozitat e mia dhe u pëlqen shumë të flasin për artin. Mbase një ditë dhe ato do të nisen në të njëjtën rrugë, por më e rëndësishmja është që të mund të ndjekin intuitën e tyre personale dhe vetë të bëjnë zgjedhjen e tyre. Unë kam zgjedhur të merrem me art modern, por në asnjë rast nuk kufizohem në një gjini të caktuar. Nganjëherë pikturojë në mënyrë shumë abstrakte, herën tjetër fokusohem mbi detajet. Kjo është çështje e gjendjes sime shpirtërore dhe të një imagjinatës, kurse frymëzimi vjen nga vetvetja. Besoj se pikturat varen nga vendi dhe koha, ato bile mund të ndryshojnë format e veta në sytë e spektatorit. Arti lind në momente të çoroditjeje, kthjellimi, dhe një varg të shkëlqyer prej ngjarjeve dhe emocioneve. Vetëmohimi dhe ndershmëria e piktorit krijojnë diçka mahnitëse dhe të vërtetë.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @ArtHouseSofia


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD