Pyetjes cila është vlera më e madhe që Parlamenti Evropian duhet ta mbrojë, njerëzit nga 20 vende i përgjigjen se këto janë të drejtat e njeriut. Sipas të anketuarve në tri vende – Francë, Spanjë dhe Belgjikë, vlera kryesore është barazia gjinore. Vetëm për bullgarët në vend të parë në këtë klasifikim është solidariteti ndërmjet vendeve-anëtare të BE-së - 51 % prej njerëzve tek ne mendojnë kështu. Për bullgarët solidariteti ka rëndësi më të madhe në krahasim me mesataren për të anketuarit e tjerë evropianë (33%). Sipas bullgarëve tema më e rëndësishme, mbi të cilën Parlamenti Evropian duhet të përqendrojë përpjekjet e veta është kundërvënia e përjashtimit social dhe varfërisë. Kështu mendojnë 36% prej të anketuarve tek ne, kurse 14% prej tyre mendojnë se tema më e rëndësishme është lidhur me ndryshimet e klimës. Të dhënat janë ofruar nga Eurostati.
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..