10 000 bredha të vitit të ri janë pjesë e fushatës bamirëse të Ministrisë së Bujqësisë “Mbjell shpresë”. Ato mund të blihen në 38 vende në Bullgari, kurse në Sofje do të shiten para godinës së Ministrisë së Bujqësisë. Pesë leva nga çmimi i secilës peme do të dhurohen për kauzën e fondacionit “Dua bebe” – në përkrahje të familjeve me probleme të lidhura me shëndetin reproduktiv. Sipas të dhënave të fondacionit numri i këtyre familjeve në Bullgari është 145 mijë. Kjo është fushata e tretë e tillë. Në edicionet e saj të mëparshme janë blerë 4 mijë bredha. Gjatë pranverës së vitit të ardhshëm pemët e fushatës do të mbillen ne “parqe të shpresës”.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..