Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misionet Diplomatike në Sofje tregojnë solidaritet për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje

Operacioni i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore i Shqipërisë bëri një përmbledhje të plotë të situatës 2 javë pas tërmetit të 26 nëntorit, informon Top Channel. Janë strehuar në mënyrë të përkohshme 13294 qytetarë dhe mbi 7 mijë qytetarë gjenden në çadra. Në terren po punohet për inspektimin e banesave dhe për këtë janë angazhuar 100 grupe, ku puna ka përfunduar në 14069 objekte, ndërsa 44 të pabanueshme janë shembur.

Në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti janë inspektuar 14069 objekte. 261 pallate dhe 2237 banesa janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht; 851 pallate kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta. 4618 banesa kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta. Janë shembur gjithashtu 44 objekte, kryesisht në qarkun Durrës, të përcaktuara si me rrezikshmëri shumë të lartë.

Për sa i përket planit të rindërtimit Ministri Bledi Çuçi i cili kryeson Operacionet për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore u shpreh se janë 20 miliardë lekë për zbatimin e Programit të Rindërtimit, nga të cilat: 13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, 7 miliardë lekë nga donacionet. 5 753 donatorë dhuruan në total 58.5 milionë lekë përmes platformës qeveritare E-albania. Qeveritë e huaja, fondacionet, bizneset dhe individët dhuruan 9 milionë Euro në llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare 23 milionë euro është totali i fondeve të dhuruara nga donatorë si BE (15 milionë euro).

Për të mposhtur dhe për të lehtësuar dhimbjet, Misionet Diplomatike të akredituara në Sofje me iniciativën e Ambasadores së Malit të Zi, Sh.S.Zj. Snezana Radovic, organizuan më 13 dhjetor "Ditën e Solidaritetit për Shqipërinë". Të gjithë të ftuarve u ishte bërë apel për solidaritet dhe për dhurime online në portalin e-albania.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetarja e Kuvendit Popullor premtoi se Buxheti 2025 do të miratohet brenda një kohe të shkurtër

Kryetarja e Kuvendit, Natalija Kisellova, konfirmoi në një takim me kryeministrin në detyrë, Dimitër Gllavçev, synimin e saj që buxheti i shtetit për vitin 2025 të shqyrtohet dhe të pranohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Para kësaj duhet të formohen..

botuar më 24-12-10 3.23.MD
Ivajllo Mirçev

PP - DB kërkon një komision parlamentar për të hetuar ndikimin rus në vend

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP - DB) do të propozojë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të kryer një sondazh në shkallë të gjerë mbi ndikimin rus në vend. Këtë e tha për Mediapool deputeti i koalicionit, Ivajllo..

botuar më 24-12-10 11.41.PD

Austria hoqi veton ndaj anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA. Agjencia “Reuters” citoi ministrin e brendshëm austriak Gerhard Karner të thoshte se Austria do të..

botuar më 24-12-10 9.07.PD