Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina i bëri apel BE-së të pranojë emigrantë nga ishujt grek

Foto: REUTERS

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotakis u bëri apel vendeve të BE-së të pranojnë migrantë nga ishujt greke. Ai saktësoi, se ideja është pjesë e procedurës që dhënia e strehimit të realizohet në shtete të tjera evropiane. Sipas Athinës, me këtë ndryshim pesha e valës së migrantëve do të ndahet në mënyrë solidare midis më shumë vendeve. Në qendrat strehimore në ishujt Lesbos, Hios, Leros dhe Kos që janë me kapacitet të përgjithshëm 7 500 veta tani ka më se 39 000 migrantë. Për të penguar fluksin në rritje të migrantëve në kufirin tokësor me Turqinë përgjatë rrjedhjes së lumit Marica, deri në muajin mars të vitit të ardhshëm autoritetet greke do të mobilizojnë dhe do të dislokojnë edhe 400 ushtarë të tjerë. Do të zgjerohen edhe gardhat me tela në rajonin Orestiada.


Turqia mbron me mjete ushtarake sondime të gazit pranë Qipros

Foto: REUTERS

Dronë të armatosur dhe të paarmatosur turk do të nisen nga një aeroport në pjesën e okupuar veriore të Qipros për të shoqëruar anije turke të cilat bëjnë sondime për gaz afër brigjeve të ishullit. Ushtarakë turk dëbuan një anije kërkimore izraelite nga zona detare ekonomike e Qipros. Anija zhvillonte studime në koordinim me shkencëtarë qipriotë. Pas këtij akti mediat izraelite njoftuan, se Ankaraja i propozoi Tel Avivit të ndërtojë një gazsjellës përmes territorit të Izraelit për të furnizuar Evropën gaz nga burimet bregdetare izraelite. Deri tashti Ankaraja hidhte poshtë këtë mundësi, përderisa Izraeli, Qiproja dhe Greqia arritën marrëveshje të ndërtojnë një tubacion nënujor. Tensioni rreth sondimeve për gaz afër Qipros u rrit pasi Ankaraja nënshkroi me qeverinë libiane një marrëveshje për kufi të përbashkët në Mesdhe. Marrëveshja u dënua nga të gjitha vendet e regjionit, nga BE-ja dhe nga ShBA-ja.


Kryeministri maqedonas kërkoi takim me homologun e tij bullgar për shkak të mosmarrëveshjeve akademike

Foto: REUTERS

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kërkoi takim me homologun e tij bullgar Bojko Borisov për gjuhën maqedonase. Ai shprehu shpresë që ai të zhvillohet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Shkak për këtë kërkesë u bë qëndrimi i Akademisë Bullgare të Shkencave se gjuha maqedonase është një nga dialektet bullgare. Pasi akademikët në Shkup pranuan “Hartën e gjuhës maqedonase”, Akademia Bullgare e Shkencave njëzëri hodhi poshtë arsyetimet e shkencëtarëve maqedonas, se norma zyrtare letrare vendosur në ish republikën e Jugosllavisë pas vitit 1944 është “gjuhë e veçantë maqedonase me vazhdimësi dhe gjenealogji”.


Tirana ndërmori masa të rrepta kundër shpërdorimit me pushtetin

Foto: REUTERS

Pas tërmetit që ra kohët e fundit në Shqipëri dhe në të cilin vdiqën 51 veta me akuzë se shkaktuan vdekjen dhe shpërdoruan me pushtetin u arrestuan 9 veta. 17 ndërtues, inxhinierë dhe nëpunës hetohen për shkelje të rregullave të ndërtimit gjë që u bë shkak për rrëzimin e godinave. 2 nga të arrestuarit me akuzë në vrasje janë pronarë të hoteleve të rrëzuara në Durrës, hotele këto të cilat u ndërtuan në mënyrë të paligjshme. Ndër të arrestuarit ka dhe një inxhinier i cili punoi një godinë në po këtë qytet, godinë në të cilën vdiqën të gjithë 8 anëtarët e një familjeje. Pritet që proceset gjyqësore të hapen në fillim të vitit 2020.


Rriten pensionet në Rumani

Foto: REUTERS

Në buxhetin e vitit 2020 qeveria e re liberale e Rumanisë parashikon rritje të pensioneve me 40 për qind. Kjo është rritja më e madhe që nga 30 vite e këtej. Shtimi i pensioneve u parashikua nga qeveria e mëparshme e së majtës me qëllim rritjen e mbledhjes së taksave dhe uljen e shpenzimeve shtetërore. Me deficit buxhetor nga 4.4 për qind për vitin 2019 autoritetet premtojnë që vitin e ardhshëm deficiti të ulet deri në 3.6 për qind. Mirëpo, Komisioni Evropian parashikon që gjatë vitit 2021 deficiti të arrijë 6.1 për qind nga produkti i brendshëm bruto në sfondin e limitit në BE nga 3 për qind. “Standart&Pauërs” uli rejtingun e vlerësimit të Rumanisë nga “i qëndrueshëm” në “negativ”. Tani pensioni mesatar në Rumani është 270 euro.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

“Përmes dyerve të kohës” – 190 vjet fryma inovative frymëzon nxënësit e Gjimnazit Aprillovska

Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u  hap më 14 janar (2 janar, stili i..

botuar më 25-01-27 7.45.PD
Presidenti Rumen Radev dhe drejtori i BNR-së Milen Mitev

Kreu i shtetit Rumen Radev nderoi Radion Kombëtare Bullgare me Shenjën e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..

botuar më 25-01-26 11.38.PD

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..

botuar më 25-01-25 8.20.PD