Në Bullgari xhirohen shumë filma indianë, por ka mundësi për bashkëpunim në lëmin e mjekësisë dhe të studimeve kozmike, tha Ministri i Jashtëm i Indisë Vellamvelly Muraleedharan në një takim me Diplomaten e Parë bullgare Ekaterina Zaharieva. Një sërë mallrash bullgare kanë potencial për tregun indian – produkte bujqësore, produkte të parfumerisë dhe kozmetikës, mallra kimike, makina për industrinë ushqimore dhe pjesë ndërrimi, tha Zaharieva. Në Madrid në Takimin e 14 “Azia – Evropa” Ministrja Zaharieva bisedoi edhe me homologun e saj vietnamez Fam Bin Min. Bullgaria është e gatshme të pranojë më shumë studentë vietnamezë. Arsimi i lartë bullgar gëzon një cilësi të lartë, shumë vietnamezë me diploma bullgare kanë pozita të larta në administratë dhe biznes, tha zonja Zaharieva.
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..