Në fund të muajit nëntor, salla numër 1 e Pallatit Kombëtar të Kulturës doli se është e ngushtë për të gjithë ata të cilët donin të dëgjonin këngët e dashura nga e kaluara të estradës bullgare. Publiku shumë gjatë i duartrokiti disa nga këngëtarët dhe formacionet më të njohura vendase. Shkaku kësaj radhe nuk qe ndonjë koncert i disave prej tyre, por i njeriut i cili ka kompozuar shumë nga tekstet më të mira për muzikën tonë pop, Zhivko Kolev. Gjatë kësaj vere ai festoi 65 vjetorin e tij. Dhe pikërisht kjo ditëlindje u kthye muaj të tëra më vonë në një festë të madhe si për të, ashtu dhe për këngëtarët dhe për publikun.
Zhivko Kolevi është autor i teksteve të më shumë se 1000 këngëve dëfryese të estradës, të këngëve për fëmijë si dhe të këngëve humoristike. Ai është një nga krijuesit e trios humoristike “NLO”, ka shkruar testet e më shumë se 107 këngëve të tyre. Ai është producent i mbi 30 albumeve të këngëtarëve bullgarë. Këngët “Xhallma” në interpretim të duetit Riton, këngët “Klouni”, “Pushimi” të kënduara nga këngëtari Vasill Najdenov, kënga me titull “Anija e madhe po kalon” në interpretim të këngëtares Sillvija Kacarova dhe grupit “LZ” janë vetëm disa nga kompozicionet, të cilat tingëllojnë deri tani në eterin e radios dhe të cilat do të mbeten në thesarin muzikor bullgar.
Kjo ide ishte në kokën time më shumë se 20 vjet, kurse një pjesë e madhe nga këngët, të cilat qenë interpretuar në koncertin në Pallatin Kombëtar të Kulturës janë krijuar përpara 30-35 vjetëve – tregon Zhivko Kolev.Akoma në 50 vjetorin tim mendoja që të bëja diçka të ngjashme. Por, atëherë akoma nuk kishte një traditë të tillë – autorë të muzikës ose të teksteve të realizojnë koncerte personale. Ky qe një territor i ruajtur vetëm për këngëtarët, gjë e cila është fare normale, sepse ata janë “fytyra” e një kënge të caktuar. Përveç kësaj publiku nuk na njeh ne, kompozitorët – atambajnë mend vetëm emrin e këngëtarit por jo dhe të autorit. Në prag të Natës së Buzmit koncerti kushtuar ditëlindjes sime do të transmetohet në Televizionin Kombëtar Bullgar. Organizimi rreth ngjarjes qe detyra ime, e cila doli se është gjë shumë e vështirë. I gjithë procesi kaloi përmes meje, por pavarësisht nga tensioni unë në thellësi të shpirtit qesh i qetë, me qenë se këngët të cilat qenë të përfshira në program janë këngë hiti dhe pikërisht ky qe shkaku të përmbushet salla. Unë personalisht ftova këngëtarët një më një dhe bashkë me secilin veçmas bëmë zgjedhjen e këngëve. Në skenë drejtuesi i programit Dragomir Draganov lexoi një letër shumë prekëse nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë zoti Rumen Radev. Gjatë kohës së koncertit unë recitova një nga vjershat e mia. U formua një atmosferë mjaft e këndshme dhe sentimentale dhe për mua dhe për publikun.
Në koncertin me titull “Këngët e mia të paharruara” morën pjesë këngëtarët Vasill Najdenov, Sillvija Kacarova, dueti Riton, grupi Sinjal, Ilija Angjellov, Margarita Hranova, grupi “Trik”, këngëtari Panajot Panajotov, grupet “Tangra”, “Tramvaj numër 5” dhe “Tonika Domini”, akoma Vasill Çergov dhe Svetosllav Llobushki, si dhe Sofia Ivanova me Janka Rupkinën.
Unë u jam shumë mirënjohës – interpretimi i çdo njërit prej tyre qe një peshqesh për mua, me fjalë të tjera që të gjithë kënduan falas. Lexova një pjesë nga jehonat për mua dhe për ngjarjen, në momente të caktuara çuditesha se kjo a është shkruar për mua ose jo. Me të vërtetë qe një festë e madhe për shpirtin – tha në përfundim Zhivko Kolev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..