Viti 2019 që po përfundon la shenjë në marrëdhëniet ndërkombëtare të Bullgarisë. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme në marrëdhëniet me BE-në ishte rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e monitorimit të vendit në sferën e rendit të brendshëm dhe të drejtësisë. 12 vjet pasi Bullgaria hyri në Bashkim në vitin 2007, në fund të vitit 2019 u konstatua se ajo i ka plotësuar të gjitha kërkesat për superioritetin e ligjit dhe për luftimin e korrupsionit. Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian akoma nuk kanë shprehur qëndrimin e tyre mbi këtë temë, por nuk ka rrezik që ai të jetë negativ. Prapë në tetor, nga Bordi i Përbashkët i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme erdhi sinjal se Bullgaria mund të hyjë në mekanizmin valutor ERM II gjatë gjysmës së parë të vitit 2020. Sipas agjencisë së vlerësimit Fitch nëse kjo bëhet vendi ynë mund të vërë në shfrytëzim euron në fillim të vitit 2023. Mirëpo, nuk përfundon me optimizëm viti përsa i përket aderimit në Hapësirën e Shengenit. Megjithë sigurimet e shumta të shteteve të ndryshme, në fund të vitit 2019 perspektiva për qasje të plotë me hapësirën e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kapitaleve mbetet e paqartë.
Pasi qeveria pagoi afro 1.1 miliard euro për 8 gjuajtës të rinj F-16, Bullgaria zuri vendin e dytë në NATO, pas SHBA-së, për nga pjesa e produktit të brendshëm bruto caktuar për mbrojtje. Në Bullgari mjetet e ndara për mbrojtje tejkaluan 3 për qind, gjë që e radhiti vendin para shteteve si Greqia, Anglia, Estonia, Rumania, Polonia, Letonia. Këto ditë u lajmërua se Bullgaria ka propozuar që në qytetin Varnë të dislokohet një qendër koordinuese e forcave ushtarako-detare të NATO-së në Detin e Zi. Kështu në fund të vitit 2019 u duk se Bullgaria ka një vend të veçantë në planet e Aleancës për të forcuar praninë e vet në Detin e Zi.
Në fund të nëntorit kryeministri Bojko Borisov dhe presidenti Donald Trump nënshkruan në Uashington një dokument për bashkëpunim strategjik midis Bullgarisë dhe SHBA-së. Në qendrën e bisedimeve të nivelit më të lartë ishin projekti për Centralin Atomik Elektrik “Belene”, korridoret e gazit përmes Bullgarisë, modernizimi ushtarak dhe garantimi i sigurisë në pellgun e Detit të Zi. Kompanitë amerikane “Lockheed Martin”, “Northrop Grumman", "Oshkosh Defense", "Textron" and IBM shfaqën interes ndaj prodhimit të përbashkët të armës dhe të teknikës ushtarake me uzina bullgare dhe ndaj pjesëmarrjes në ankande për teknikë më të re të Ushtrisë Bullgare.
Në mënyrë krejt të ndryshme zhvilloheshin marrëdhëniet me Rusinë. Bullgaria ekspulsoi një diplomat rus të dyshuar në spiunazh, pasi në vitin 2018 nën presionin e jashtëm refuzoi të ndërmarrë një masë të ngjashëm për shkak të rastit Skripal. Si përgjigje Rusia shpalli persona non grata sekretarin e parë të Ambasadës Bullgare në Moskë. Presidenti Vladimir Putin akuzoi Bullgarinë se qëllimisht ngadalëson realizimin e projektit të gazsjellësit “Rryma Turke” në territorin e vet. Kryeministri Bojko Borisov tha kategorikisht, se kjo nuk është ashtu dhe shtoi se në se projekti nuk avancon aq shpejtë, kjo është ashtu sepse ndryshe nga vende si Serbia, Turqia dhe Rusia, Bullgaria respekton kërkesat e detyrueshme dhe procedurat e BE-së. Kryeministri Borisov dhe ambasadori i Rusisë në Bullgari Anatolij Makarov deklaruan zyrtarisht se nuk ka premisa të cilat t’u pengojnë marrëdhënieve dypalëshe të zhvillohen në frymë pragmatike dhe dashamirëse. Mirëpo, është e qartë se marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Rusisë janë larg formës së tyre të mëparshme të mirë, sepse në shkallë të madhe janë të ndikuara nga marrëdhëniet e Bullgarisë me partnerët e saj evropianë dhe euroatlantikë. Duke sintetizuar situatën kryeministri Bojko Borisov tha se marrëdhëniet me Rusinë nuk janë të keqësuara, por janë pragmatike dhe të sakta, ndërsa në dialogun me Moskën Sofja do të udhëhiqet nga interesat kombëtare në respektim të politikës së përbashkët evropiane dhe euroatlantike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..