Prodhuesit e bukës, bulmetrave dhe mishit për herë të radhës ankohen për shkak të presionit të ushtruar mbi ta nga ana e supermarketëve. Sipas prodhuesve mënyra e punës e supermarketëve me furnizuesit do të çojë në falimentime dhe në hyrjen e tyre në informalitet.
Gjatë dy muajve të fundit çmimet e ushqimeve janë rritur në mënyrë të konsiderueshme për shkak të politikës së supermarketëve. Ndërkohë çmimet që i marrin prodhuesit për mallrat e tyre mbeten të njëjtat, pavarësisht rritjes së çmimeve të lëndëve të para.
Konflikti ndërmjet prodhuesve dhe supermarketëve mbetet i njëjtë akoma që nga hyrja e zinxhirëve në tregun bullgar dhe deri tani nuk ka zgjidhje. Sipas prodhuesve në se para 6-7 vjetëve supermarketët kanë zotëruar 30% prej tregut me pakicë, tani pjesa e tyre është 60%, kurse në qytetet më të mëdha arrin 77%.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..