Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ardhurat në turizëm mbeten të qëndrueshme kundrejt vitit 2018

Ministrja Angellkova
Foto: BGNES

Mbi 3.4 mlrd euro janë të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar që nga janari deri në tetor të 2019-ës, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Ulja kundrejt 2018-ës është prej 0,3%. Vetëm për muajin tetor 2019 të ardhurat nga turistët e huaj kapin shumën 217 mln euro, që është një rritje prej 4.4 për qind. Gjatë muajit tetor është rritur numri i turistëve të huaj. Mysafirët kanë qenë mbi 546 000, me rritje prej 5.1 për qind kundrejt muajit të njëjtë një vit më herët. Rezultatet tregojnë se megjithë sfidat dhe krizat turizmi zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe e pohon stabilitetin e vet, komentoi Ministrja Nikolina Angellkova. Ministria e Turizmit bashkë me degën turistike dhe autoritetin vendas do të vazhdojnë të punojnë për përfundimin e suksesshëm të stinës dimërore dhe për përgatitjen e verës 2020, tha Angellkova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët preferojnë botën demokratike

Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup International Balkan mbi qëndrimet ndaj dy organizatave. Për BNR Përvan Simeonov, drejtor i agjencisë,..

botuar më 24-10-05 12.25.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona deri në kthjellim. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14° dhe..

botuar më 24-10-04 7.35.MD

Hiqet kërkesa që kamionët ndërkombëtarë të kthehen çdo dy muaj në bazën e transportuesit

Gjykata e Drejtësisë e BE-së anuloi një pjesë të legjislacionit evropian që kërkonte që kamionët për transport ndërkombëtar të ktheheshin çdo dy muaj në bazën e transportuesit. Me vendimin e tij, institucioni konfirmoi të gjitha tekstet e..

botuar më 24-10-04 4.22.MD