Tri klube bullgare të futbollit janë në top 100 të ekipeve më të suksesshme evropiane, që kanë marrë pjesë në Kupën e Kampionëve Evropianë dhe në Ligën e Kampionëve, tregon statistika e UEFA-s për periudhënqë nga viti 1955 deri në 2019. Radhitja është sipas pikëve të fituara – 2 pikë për fitore dhe 1 – për rezultat baras. Në vend të parë në klasifikim është CSKA-ja. Skuadra është vendosur në vend të 42 me gjithsej 98 pikë. Levski është në vend të 82 me 44 pikë. Lludogorec është në vend të 87 me 39 pikë. Në krye të klasifikimit është Real Madrid, i cili ka fituar 600 pikë në 437 ndeshje.
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...