Bullgarët jashtë shtetit mbeten investitorët më të mëdhenj në ekonominë bullgare. Për 9 muajit e parë të vitit 2019 bullgarët që punojnë jashtë shtetit u dërguan të afërmve 922.8 milion euro, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare. Këto para shfrytëzohen kryesisht për konsum. Për po këtë periudhë të vitit 2018 shuma është me 16 milion euro më e madhe. Për tërë vitin e kaluar transferimet në të holla nga jashtë arrijnë 1.174 miliard euro, shumë kjo e cila është më e madhe se sa investimet e drejtpërdrejta të huaja në vend. Paratë e emigrantëve që vijnë në Bullgari janë pothuajse dy herë më shumë sepse statistika evidenton vetëm transferimet mbi 2500 euro, për përfshirë këtu paratë që transferohen në rrugë jo bankare.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..