Në Karllovo dhe Pleven nderuan kujtesën e 13 ushtarakëve bullgarë të vrarë në Irak. U shërbyen mesha dhe u bënë nderime ushtarake për bullgarët e vrarë më 27 dhjetor 2003 në sulmin terrorist kundër bazës ushtarake bullgare “India” në Qerbеla. Për herë të parë gjatë këtij shekulli Bullgaria humbet ushtarakë të saj në operacionet luftarake, ndërsa ne humbën shokë luftarakë, tha komandanti i Brigadës së 61 të Strjamës gjenerali Dejan Deshkov. Ne i mbajmë mend pesë ushtarakët, të cilët vdiqën këtë ditë, i mbajmë mend edhe tetë të vrarët e tjerë deri në fund të misionit në Irak. Ata e zbatuan detyrën e vet, bënë betimin e tyre, nënvizoi komandanti. Bullgaria mori pjesë në operacionin e forcave të koalicionit për stabilizimin dhe rimëkëmbjen e Irakut nga 22 gushti 2003 deri në 20 dhjetor 2008.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..