Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aeroporti i Sofjes priti pasagjerin e vet të 7 miliontë

Foto: BTA

Me një fluturim të El Al nga Tel Avivi në terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes u ul pasagjeri i 7 miliontë në Bullgari gjatë vitit 2019. Kjo është Viki Almok, e cila vjen në Bullgari dy herë në vit, sepse ka të afërm këtu dhe e do shumë Bullgarinë, natyrën tonë të bukur dhe ushqimin e shijshëm. Ajo mori një tufë të madhe lulesh dhe një pllakë të posaçme. Rreth festave të fundvitit aeroporti më i madh në Bullgari shënon një vit rekord. Vetëm gjatë muajit nëntor ai ka pritur dhe ka dërguar mbi 522 000 pasagjerë, ndërsa trafiku kundrejt vitit 2018 është rritur me 7, 25%. Në Aeroportin e Sofjes operojnë 22 avio-kompani, të cilat shërbejnë 57 destinacione. Katër prej tyre janë të reja, që nga ky vit – deri në Shtutgarti,Dyzeldorf, Marse dhe East Midland.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...

botuar më 25-02-07 7.35.MD

U arrestuan tre bullgarë për pjesëmarrje në një grup kriminal ndërkombëtar

Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..

botuar më 25-02-07 4.42.MD

Deputetët janë të ndarë për idenë e një kufiri të çmimeve

Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..

botuar më 25-02-07 4.27.MD