Në emër të zëvendës kryeministres dhe ministre të punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago Ivan Ançev dekoroi me shenjen nderi “Dafinë të artë” sipërmarrësin dhe filantrop bullgar në ShBA Shefket Çapaxhiev. Ky është dallimi më i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe jepet për punën e tërësishme të Çapaxhievit në përkrahje të shtetasve bullgar në rajonin e Çikagos, për kontributin e tij për ruajtjen e kulturës dhe identitetit bullgar dhe në lidhe me jubileun e tij 80 vjeçar.
Shefket Çapaxhiev e braktisi ilegalisht Bullgarinë në vitin 1963 dhe një vit më vonë u vendos në Çikago. Ai është ndër dhuruesit e dy prej kishave bullgare në qytet – “Shën Sofia” dhe "Shën Ivan Rillski Çudibërësi”. Në mesin e viteve 90-të të shekullit të kaluar me mjete të veta krijoi qendrën e parë kulturore informative bullgare në Çikago. Financoi edhe botimin e gazetës së parë bullgare në qytet – “Bëllgaria”.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..