Të hënën, më 30 dhjetor në orën 20.01 është regjistruar tërmet me magnitudë 4,1 të shkallës së Rihterit. Epiqendra ka qenë nën majën Musalla të malit Rila, në thellësi 1 kilometër nën sipërfaqen e tokës, informuan nga Instituti Kombëtar i Gjeodezisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Tërmeti ka zgjatur 5 sekonda dhe është ndjerë më fortë në qytetet Samokov dhe Dupnica, në vendpushimin malor Borovec, kështu edhe nëpër katet e larta të godinave në Sofje dhe Bllagoevgrad.
Nuk ka informacion për dëme materiale, nuk janë regjistruar dhe lëkundje të mëpasshme. Disa minuta para kësaj është regjistruar aktivitet i dobët sizmik në qytetet Razllog, Bansko dhe Belica, midis maleve Pirin dhe Rila (Bullgari Jugperëndimore).
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Mëngjesin e së premtes në zonat fushore dhe në ultësira do të ketë dukshmëri të reduktuar. Reshje shiu do të bien në veri të Bullgarisë, vende-vende në rajonet jugperëndimore dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Do të fryjë erë e lehtë, e cila në mbrëmje..
Në Bullgari ka shumë peshk. Përveç kësaj, vendi ynë është në një nivel shumë të lartë evropian të përpunimit. Këtë e tha për BNR në prag të Ditës së Shën Nikollës - festës së peshkatarëve dhe marinarëve, Dr. Jordan Gospodinov - drejtor ekzekutiv i..
Presidenti Rumen Radev mbajti një leksion në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje për perspektivat dhe sfidat për të rinjtë dhe iu..
Qeveria e Holandës propozon që mbretëria të pajtohet me pranimin e Bullgarisë në Shengen dhe me rrugë tokësore, mësoi BNR. Kabineti e paraqiti..
Deputetët u mblodhën të mërkurën për përpjekjen e tyre të nëntë për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të, e cila do të lejonte..