Gjatë vitit 2019 produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë është 2.5 herë më i madh nga produkti i brendshëm bruto gjatë vitit 1987, që është më i miri nga koha e socializmit. Kundrejt vitit më të keq nga tranzicioni, viti 1997, produkti i brendshëm bruto është 6 herë më i lartë, thotë Krasen Stançev, themeluesi i Institutit për Ekonomi të Tregut. Nuk është e vërtetë se bullgarët harxhojnë më shumë për ushqim në Bashkimin Evropian. Sipas statistikës kombëtare shpenzimet e ekonomive shtëpiake për ushqim janë 19.2% nga konsumi i përgjithshëm, ku përmirësimi kundrejt vitit më të keq nga 20 vjetët e fundit (2010-37.2%) është pothuajse dyfish. Gjatë vitit 2019 shpenzimet për ushqim në Rumani janë 27.7%. Lituania dhe Estonia janë më keq, kurse gjendja në Hungari është si ajo në Bullgari. Rrogat në Bullgari rriten dy herë më shpejt nga çmimet , kurse niveli i pagimit për 10 vjetët e fundit është më i larti në Bashkimin Evropian, komenton Stançev.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..