Pas disa ditëve me ajër të pastër, ditën e tretë të vitit të ri stacionet e matjes së cilësisë së ajrit në Sofje prapë evidentojnë përmbajtje të rritur të copëzave të pluhurit. Bashkia e kryeqytetit u bëri apel qytetarëve të mos shfrytëzojnë automobilat personalë, por të preferojnë transportin urban, si dhe të përdorin ngrohje ekologjike. U ndërmorën masa të jashtëzakonshme për kontroll të burimeve industriale, transportuese dhe familjare për të cilat supozohen se ndotin ajrin.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..