Kalkulatori elektronik në sajtin bgtoll.bg do t’i ndihmojë transportuesit të llogarisin dhe të planifikojnë shpenzimet e tyre të lidhura me taksat e reja rrugore (toll), shpalli Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Kalkulatori mund të përdoret në gjuhët bullgare dhe angleze dhe me të shoferët dhe pronarët e automjeteve me tonazh të rëndë mbi 3,5 tona do të informohen për taksat rrugore, të cilat i detyrojnë për kamionët dhe autobusët.
Në sistemin e ri të pagimit janë përfshirë mbi 6 mijë kilometra (prej 20 mijë kilometrave të rrugëve në vendin tonë).Automjetet e rënda tashmë do të paguajnë në bazë të distancës së kaluar, jo siç ishte deri tani – për kohën e kaluar në rrugët e Bullgarisë (sipas sistemit elektronik “vignette”).
Që nga 3 janari i vitit 2020 shërbimi është në dispozicion për të gjithë përdoruesit në www.bgtoll.bg apo drejtpërsëdrejti në linkun https://trots.bgtoll.bg/. Atje plotësohen të dhënat e veturës, data dhe ora e fillimit të udhëtimit dhe pika e fillimit dhe përfundimit të itinerararit, bashkë me lokacionet ndërmjetëse.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..