Si të ulen emetimet e dioksidit të karbonit në atmosferë, të cilat janë shkak për efektin e serrës dhe ndryshimet e mëdha të klimës? Përgjigjen e kësaj pyetjeje fondamentale, nga e cila varet e ardhmja e planetit, preokupon shkencëtarët e mbarë botës. Tek ne përfaqësues të afro 20 organizatave të shkencëtarëve, të arsimtarëve dhe shoqërore bashkuan përpjekjet për të kërkuar zgjidhjen nëpërmjet Programit Kombëtar “Energji me karbon të ulët për transportin dhe për shtëpinë”.
Ulja e gazit të serrës në atmosferë mund të arrihet nëpërmjet kalimit te lënde djegëse me emisione zero. Për fat të keq shfrytëzimi kryesisht i lëndëve djegëse që nuk lëshojnë dioksidin e karbonit nuk mund të realizohet për një kohë të shkurtër. Ky është qëndrimi i profesorit Konstantin Haxhiivanov, koordinator i Programit Kombëtar.
Tani shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave hartojnë metoda për kapjen e dioksidit të karbonit dhe për shfrytëzimin e tij të pjesshëm. Të paktën gjysma e sasisë të hyjë në përdorim, kjo do të jetë një zgjidhje e mirë ekonomike, komentoi profesori. Sipas tij një nga metodat e suksesshme për kapjen e gazit të serrës është nëpërmjet shfrytëzimit të membranave për ndarjen e tij. Kështu ai do të ruhet dhe nuk do të lëshohet në atmosferë. Metoda të tjera avangarde janë shpërbërja e gazit nëpërmjet plazmës dhe shfrytëzimi i disa bimëve si algat të cilat në sajë të fotosintezës thithin me ritme të shpejta dioksidin karbonik.
Ruajtja dhe transformimi i energjisë ripërtëritëse gjithashtu kanë vend në Programin Kombëtar:
Çështja është se si energjia e burimeve ripërtëritëse energjetike si dielli, era etj. të ruhet – thekson profesori Konstantin Haxhiivanov. – Ne punojmë për krijimin e baterive të tipit të ri, projektojmë automjete elektrike dhe mjete transportuese, të cilët lëvizen me hidrogjen. Ndër to me më shumë rëndësi janë hibridet, të cilët gërshetojnë dy burimet e energjisë, sepse në se bateria do të shkarkohet menjëherë mund të fillojë përdorimi i hidrogjenit dhe kështu sigurohet lëvizja.
Trolejbus hibridi që vihet në lëvizje me bateri dhe hidrogjen – energjinë e së ardhmes do të transportojë udhëtarë në kryeqytet, parashikon profesori Haxhiivanov. Kjo do të bëhet të paktën pas tri vitesh, kur shkencëtarët do të jenë gati me projektin e tij. Hidrogjenin e kërkojnë edhe në ndërtimin e anijeve, sepse kur ai digjet nuk ka emetime të karbonit. Një ekip i Universitetit të qytetit Ruse aktualisht harton një projekt për anije ekologjike lumore.
Në program parashikohet krijimi i një anijeje lumore, e cila të vihet në lëvizje me hidrogjen dhe në të njëjtën kohë të shfrytëzojë energji që sigurohet nga panele diellore – shpjegon profesoresha Velizara Pençeva nga Universiteti në qytetin danubian Ruse. – Së bashku me bashkinë e qytetit bullgar Silistra dhe kolegë rumunë tashmë zhvilluam idenë për një anije e cila vihet në lëvizje nga energjia diellore. Tani punojmë edhe mbi problemin për shfrytëzimin e hidrogjenit. Duke shfrytëzuar burime alternative për vënien në lëvizje të mjeteve transportuese në vend të motorëve me djegien e brendshme që lëshojnë emisione të dëmshme, do të ndihmojmë lumin Danub, qytetet dhe fshatrat përgjatë rrjedhjes dhe doemos natyrën në rajon. Shpresojmë që gjatë vitit 2021 do të arrijmë të realizojmë një version i anijes sonë, që mund të shfrytëzohet si për qëllime turistike, ashtu edhe për transportim në distanca të shkurtra.
Metodat inovative për shfrytëzimin dhe ruajtjen e energjisë së pastër do të gjejnë aplikim praktik edhe në projekte të tjera interesante si për shembull sigurimin autonom të energjisë elektrike për banesën e një familjeje.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal, eplus.bas.bg
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u..